Google ADS

IPK me vizitë zyrtare në Departamentin e Policisë së Nju Jorkut

11:16 | 1 Shtator 2024
E.G

Kryeshefi i Inspektoratit të Policisë së Kosovës, Kushtrim Hodaj bashkë me stafin e tij, realizoi një vizitë zyrtare në Departamentin e Policisë së Nju Jorkut në SHBA.

Sipas njoftimit të IPK-së, të shoqëruar nga stafi i DOJ-ICITAP në Kosovë dhe Drejtori i Hetimeve të Brendshme nga Policia e Kosovës, ata u takuan me Komisionerin e Policisë së Nju Jorkut Edward A. Caban dhe zhvilluan takime në Departamentin e Hetimeve të Brendshme, ku u pritën nga koloneli Miguel Iglesias dhe stafi i tij.

“Temë e diskutimit ishte shkëmbimi i njohurive dhe praktikave në fushën e hetimeve dhe mbikëqyrjes policore, me theks të veçantë në procedurën e zhvillimit të testimit të integritetit dhe hetimeve me masa të fshehta”, thuhet në njoftim.

Delegacioni vizitoi edhe Akademinë Policore të NYPD-së, ku mori pjesë në një ceremoni që po mbahej pas përfundimit të trajnimit për avancim në karrierë për gradat e ndryshme. Gjatë vizitës në NYPD, delegacioni u takua edhe me drejtuesit e Shoqërisë Ilire – NYPD, organizatës së Oficerëve të Policisë me origjinë shqiptare në qytetin e Nju Jorkut./Arbresh.info/

 

Të ngjashme