IPK kërkon suspendimin e tre zyrtarëve policor që u përfshinë në një incident mes vete

20:26 | 5 Gusht 2019
L G

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka kërkuar suspendimin e tre zyrtarëve policor.

IPK-ja ka pranuar informacion se tre zyrtarë policorë kanë qenë të përfshirë në një incident pas një mosmarrëveshje mes njërit tjetrit.

“Hetuesit e IPK-së kanë reaguar menjëherë posa e kanë pranuar informacionin dhe të njëjtit janë duke ndërmarrë akoma veprime hetimore në teren konform autorizimeve ligjore të IPK-së dhe konsultimeve nga prokurori kompetent”, bën të ditur IPK.

Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, IPK ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e tre zyrtarëve policorë të përfshirë si të dyshuar në këtë rast./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme