Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) pas hetimeve që ka bërë rreth incidentit mes ish-ministrit të Industrisë dhe Tregtisë, Endrit Shala dhe gazetarit Ensar Ramadani, ka kërkuar suspendimin e dy zyrtarëve policor, të cilët nuk kanë reaguar gjatë këtij incidenti.
Sipas IPK, dy zyrtarët policorë kanë kryer vepra penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, dhe për këtë i është rekomanduar Policisë së Kosovës që të dy të suspendohen me pagesë.
IPK thotë se mbrëmë përmes “Linjës së Kaltër” (numrit të telefonit pa pagesë në IPK 080003333) ka pranuar ankesën e qytetarit (gazetarit) për incidentin që është raportuar të ketë ndodhur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) .Bazuar në autorizimet ligjore, hetuesit e IPK-së, me të pranuar ankesë kanë dalë në vend ngjarje.
“Në vazhdën e veprimeve hetimore IPK ka njoftuar prokurorin kompetent dhe në koordinim me të njëjtin janë ndërmarrë disa veprime hetimore ndaj dy zyrtarëve policorë që kanë qenë prezent kur ka ndodhur incidenti. Hetimet e IPK-së janë duke u zhvilluar me dyshimin se zyrtarët policorë nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre zyrtare dhe për këtë dyshohet se është kryer vepra penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, thuhet në njoftimin e IPK-së.
Në konsultim me prokurorinë kompetente, sipas IPK rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt, kurse IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin me pagesë për zyrtarët policorë në këtë rast./arbresh.info
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...