IPK-ja rekomandon suspendimin e një togeri, dyshohet se manipuloi me orët shtesë

17:12 | 26 Prill 2024
KRG

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një togeri policor, nën dyshimin se ka manipuluar orët shtesë të punës.

Siç bëhet e ditur në një komunikatë për media nga IPK-ja të premten, togeri dyshohet për keqpërdorim të detyrës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Informacionet e para lidhur me këtë rast IPK i ka pranuar nga Policia e Kosovës përderisa është duke kryer një hetim preliminar me dyshimin për manipulim të orëve shtesë të punës në drejtim të veprës penale ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’”, thuhet në njoftim të IPK-së.

IPK-ja ka thënë se hetuesit e tij do të jenë në konsultim me prokurorin përgjegjës për të ndërmarrë veprime të tjera hetimore për ta sqaruar rastin.

Të ngjashme