Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur një hetim preliminar për të vlerësuar reagimin policor në menaxhimin e protestës së djeshme në Prishtinë.
Sipas IPK-së, hetimi ka nisur pas reagimeve nga gazetarët dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës për reagimin policor gjatë menaxhimit të protestës së që ndërlidhet me vizitën e Kryetares së Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale.
“Hetuesit e IPK-së aktualisht janë në fazën e grumbullimit të informacioneve dhe analizimit të pamjeve të ndryshme përfshirë edhe ato që tashmë janë publikuar”, thuhet në njoftim.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës thotë se se pamje dhe fotografi të reja kanë shfaqur brutalitetin a paprecedent, me të cilin janë ballafaquar sot gazetarët, fotografët dhe pjesëtarë të tjerë të medieve, gjatë protestës së PSD-së.
Sipas AGK-së, në njërën prej tyre shihet se si shtyhet me forcë kameramani i Zërit të Amerikës, Bujar Sylejmani, i cili ishte duke kryer punën e vetë profesionale.
“Përballë kësaj dhune të paprecedent të drejtuar ndaj pjesëtarëve të medies, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i bën thirrje Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) që të hetojë urgjentisht të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, që kanë kaluar kompetencat e tyre duke penguar punën profesionale të anëtarëve te medieve”, thuhet në reagimin e AGK-së.
Ndërsa kujtojmë se Partia Socialdemokrate mban sot konferencë për media në lidhje me arrestimin e aktivistëve të PSD-së si dhe dyshimin për manipulimin e dëshmive.
Konferenca e paralajmëruar nga ta do të mbahet në zyret e PSD-së nga ora 13:00.
Ndërsa kujtojmë që dje ( e merkure) PSD mbajti protestë kundër vizitës së kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), Gjykatëses Ekaterina Trendafilova.
Gjatë protestës u hodh gaz lotjsjellës, kryetari i PSD-së, Nol Nushi dhe disa aktivistë të tjerë.
Në mesin e tyre edhe Nol Nushi.
Në aksionin e PSD-së kundër vizitës së kryetares së Speciales, disa gazetarë kanë pasur probleme me frymëmarrje pas hedhjes së tymuesit e mjeteve shpërthyese.
Ndër ta edhe gazetari i portalit Arbresh.info, Pleurat Salihu./Arbresh.info/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?