Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka publikuar raportin e inspektimit mbi “Përdorimin e Kamerave të Trupit dhe Administrimin e Provave Digjitale” në Policinë e Kosovës.
Sipas njoftimit, ky inspektim është realizuar nga Departamenti i Inspektimit, me kërkesë të Kryeshefit Ekzekutiv të IPK-së, për të vlerësuar përdorimin e kamerave të trupit nga policët dhe administrimin e materialeve audio-video të regjistruara.
Objektivat e inspektimit kanë përfshirë vlerësimin e respektimit të legjislacionit në lidhje me përdorimin e kamerave të trupit
“Objektivat e këtij inspektimi kanë përfshirë përveç tjerash vlerësimin e respektimit të legjislacionit për përdorimin e sistemit të kamerave të trupit, vlerësimin e administrimit të pronës së pranuar si donacion, vlerësimin e efektivitetit në funksionimin e kamerave të trupit, vlerësimin e efektit të sistemit në ngritjen e sigurisë/transparencës/llogaridhënies dhe performancës, si dhe vlerësimin e masave të sigurisë lidhur me administrimin e provave digjitale”, thuhet nw njoftim.
Gjithashtu, IPK ka dhënë tetë rekomandime për Policinë e Kosovës.
‘IPK në kuadër të raportit i ka dhënë Policisë së Kosovës tetë (8) rekomandime që kanë të bëjnë me nevojën e angazhimit të komisioneve për realizimin e inventarizimeve periodike tre (3) mujore sipas Marrëveshjes së Donacionit, organizimin e trajnimeve në përdorimin e kamerave dhe administrimin e provave për zyrtarët policor të pa trajnuar, organizimin e inspektimeve të kohëpaskohshme mbi funksionimin e sistemit dhe përdorimin e kamerave të trupit”, thuhet tutje.
Raporti gjithashtu thekson rëndësinë e njoftimit të palëve të monitoruara dhe shtimin e përpjekjeve për procedimin e kërkesave të njësive policore për përdorimin e kamerave.
Kamerat e trupit të cilat Policia e Kosovës përdor janë një donacion nga Departamenti Amerikan i Shtetit, përmes Byrosë për Çështje të Narkotikëve dhe Zbatim të Ligjit./Arbresh.info
Anisa dhe Lela këndojnë gjatë orëve të vona (VIDEO)
I akuzuar për shitje të lëndëve narkotike, arrestohet 33-vje...
Thellohet përçarja në partinë “Guxo”, dega në Pejë dalin kun...
Deputeti i Guxo: Peci ka thënë në Pejë në listë për deputet ...
Nga java e ardhshme KQZ nis certifikimin, fillimisht bëhet v...
“Po bëhen krejt bashkë kundër meje”, Driloni diskuton me Ani...