Bashkësinë Islame të Kosovës e ka vizituar Dodë Gjergji nga Ipeshkvia e Kosovës. Me rastin e Fitër Bajramit, ai ka uruar Myftiun Tërnava dhe të gjithë myslimanët në emër të Kishës Katolike.
Dodë Gjergji ka uruar Festen e Fitër Bajramit duke uruar paqe begati dhe gëzime për të gjithë ata që sot festojnë.
“Tani jam këtu që të uroj kryetarin e Bashkësinë Islam, BIK-un dhe të gjithë besimtarët për festën e Fitër Bajramit sepse dalim para një agjërimi që është një përpjeke për të mbizotëruar shpirti në të gjitha sferat e jetës dhe mbi trupin. Ne e urojmë njëri-tjetrin edhe bashkë ndajmë gëzimin e festave si vëllezër, sepse këtë zjarr dashurie e kanë ndezur të parët tanë dhe ne që moti por ky nuk është një zjarr që qet tym të bardh as të zi, por është një zjarr që përhap aromë dashurie, lirie, vëllazërimi paqe e mirësie”, tha ai./rtk
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA