Bashkësinë Islame të Kosovës e ka vizituar Dodë Gjergji nga Ipeshkvia e Kosovës. Me rastin e Fitër Bajramit, ai ka uruar Myftiun Tërnava dhe të gjithë myslimanët në emër të Kishës Katolike.
Dodë Gjergji ka uruar Festen e Fitër Bajramit duke uruar paqe begati dhe gëzime për të gjithë ata që sot festojnë.
“Urime Festa në radhë të parë bashkësisë islame dhe shkëlqesisë së tij Tërnava. Në gjithë popullin tonë është ditë feste, për ne sipas Fishtës, Bajram e Pashkë i festojmë bashkë sepse jemi të gjithë vëllezër dhe festojmë me njëri-tjetrin duke uruar gjithë popullin tonë, gjithë njerëzit që festojmë begati paqe rehati mirëkuptim, pajtim paqe dhe gëzim për secilin”, ka thënë ai. /EO
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...