Në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë po mbahet mesha kryesore e festës së Pashkëve.
Ipeshkvi i Kosovës, Don Lush Gjergji, në fjalimin e tij gjatë kësaj ceremonie, përveç tjerash u deklarua edhe për ngjarjen e ditëve të fundit me deportimin e gjashtë shtetasve turq.
“Ne ata i kemi tradhtuar. I kemi prerë në besë. Këta që i kanë tradhtuar turqit nesër mund ta presin në besë edhe kryeministrin”, është shprehur ai.
Para shumë besimtarëve Gjergji ka folur edhe për dashurinë që duhet ta kemi me njëri tjetrin, sepse ajo bashkon familjet. Kjo dashuri sipas tij më shumë dhurohet se sa kërkon shpërblim dhe duhet të arrihet në çdo zemër të njeriut.
Gjergji u shpreh po ashtu se sot është krijuar një realitet i rëndë, ku iu krijua dyshimi, mosbesimi dhe hidhërimi, dhe kjo sipas tij vjen si boshllëk i dashurisë ndaj njëri-tjetri.
“Sa më e zbehtë është dashuria aq më e madhe është urrejtja për njerëzit”, deklaroi ai gjatë meshës së mbrëmjes, njofton Klan Kosova.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...