Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në takim përfaqësues nga organizata Qatar Charity. Delegacioni u kryesua nga Drejtori Ekzekutiv, Yousuf Al Kuëari dhe ambasadori i Shtetit të Katarit në Shqipëri dhe ambasadori jorezident për Kosovë, Jabor Ali Hussein Al Dosari.
Kryeministri i falënderoi ata për mbështetjen e vazhdueshme që Republika e Kosovës ka marrë nga fondacionet e shtetit të Katarit për zbatimin e shumë projekteve.
Sipas njoftimit diskutuan për mundësitë konkrete për investime, me theks të veçantë në shërbimet shëndetësore, raporton Arbresh.info.
Përfaqësuesit e organizatës Qatar Charity shprehën vullnetin e tyre për vazhdimin e bashkëpunimit dhe konkretizimin e projekteve me rëndësi të dyanshme.
U theksua qëllimi i përbashkët për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, duke veçuar potencialin e madh që ofron Kosova në shumë fusha, si ajo e teknologjisë së informacionit, energjisë, minierave dhe pasurive nëntokësore të Kosovës.
Ndërkohë, sot do të përurohet dhe objekti i ri i Urgjencës në Komunën e Podujevës, që është rezultat i një pune të përbashkët dhe bashkëfinancimit të komunës dhe organizatës Qatar Charity, me një investim total prej 1.7 milionë euro, prej të cilave komuna ka kontribuar me 600 mijë euro kurse organizata me 1.1 milionë.
Në këtë ngjarje do të marrë pjesë kryeministri Kurti./Arbresh.info/
Finlanda raporton dëmtime në kabllon e energjisë nënujore me...
Shoferi humb kontrollin, shtatë të lënduar në New York
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Parashikimi i motit në Shqipëri
Giro d’Italia në Shqipëri/ Rama: Lajmi është publikuar në 70...
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë