Google ADS

Investitorët gjerman ngurrojnë të vijnë në Kosovë për shkak të korrupsionit

10:15 | 10 Dhjetor 2018
M. A.

Sot është hapur Java Kundër Korrupsionit. Në këtë ngjarje morën pjesë ambasadori i ShBA-së, Philip S. Kosnett, ai britanik, Ruari O’Connell, shefja e Zyrës së BE-së, Natalyia Apostolova dhe të tjerë, shkruan arbresh.info.

Përfaqësuesi i Ambasadës Gjermane, Jan Axel Voss ka thënë se korrupsioni dëmton të gjitha projektet.

“Për të ndërtuar një rrugë, një shkollë, një spital, nëse ka korrupsion atëherë ndërtohen më zë keqi. Po ashtu minon besimin në institucionet publike sepse nëse ka korrupsion brenda tyre dëmtohet e ardhmja e vendit”, tha ai.

Sipas tij, Gjermania është e gatshme të shfrytëzoj edhe 60 milion euro në dy vitet e ardhshme.

“Nuk duam që këto të shkojnë në gjepat e të korruptuarve. Të gjithë duhet të jenë përgjegjës dhe çdo ditë duhet të mos bini pre e korrupsionit. Të gjithë jemi përgjegjës për ta luftuar korrupsionin. Investitorët gjerman ngurrojnë të vijnë këtu për shkak të korrupsionit dhe do të iu them që korrupsioni është trajtuar”, tha ai./Arbresh.info/

http://www.arbresh.info/aktuale/ambasadori-amerikan-ne-kosove-ka-zyrtare-qe-e-vene-interesin-personal-mbi-te-miren-e-publikut/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme