Ministria e Ekonomisë sot ka lansuar ‘Thirrjen Publike’ për mbështetjen e konsumatorëve familjarë dhe ndërmarrjeve mikro dhe të mesme për investimin në sisteme të energjisë së ripërtërishme.
Lidhur me këtë kryeministri i vendit, Albin Kurti ka deklaruar se ky është rezultat përpjekjeve për ta rritur transparencën dhe për ta përmisuar mjedisin e të bërit biznes dhe për të investuar në ekonominë e vendit, raporton Arbresh.info.
“Më tre shkurt e mbyllëm zyrtarisht afatin për ofertomë ankandin tonë të parë diellor 100 megavat ku pranuam 6 oferta nga kompani me përvojë. Ky rezultat është i përpjekjeve tona për ta rritur transparencën dhe për ta përmisuar mjedisin e të bërit biznes dhe për të investuar në ekonominë e vendit tonë. Ne po shtyjmë përpara kapacitetet e vogla të energjisë për konsum. Sot po lansojmë masat më të reja për subvencionet në sektorin e energjisë për familjet që dëshirojnë të bëhen vetëkonsumatorë dhe të prodhojnë një pjesë të energjisë të cilët ata e përdorin”, tha Kurti.
I Pari i Qeverisë po ashtu tha se do të ulet barra për sistemin energjetik por edhe do të fuqizohen familjet e bizneset për të bërë zgjidhje të qëndrueshme.
“Me skemën që po e lansojmë sot, familjet mund të aplikojnë për mbështetje për sisteme diellore me kapacitet prej 3 deri në 7 KW, ku do të subvencionohen me 250 euro për KW, deri në 1 mijë e 750 euro në total. /Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...