Projekti mbi një milionë eurosh i inicuar nga Qeveria e Isa Mustafës, konkretish Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, ka dështuar të realizohet sipas planifikimeve.
Bëhet fjalë për zgjerimin e rrugës Liqeni Badovcit-Mramor-Grashticë.
Vlera e projektit kap shifrën prej 1 milion e 242 mijë e 216 eurove dhe bëhet fjalë për një gjatësi prej pesë kilometrave dhe e gjerë shtatë metra.
Ishte planifikuar të përfundojë brenda 169 ditësh.
Përurimi është bërë më pak se një muaj para mbajtjes së zgjedhjeve të përgjitshme për Kuvend të Kosovës.
Asokohe ministri Zharku pretendote se ky projekt do të lehtësoj qarkullimin e qytetarëve në drejtim të Prishtinës.
“ Investimet në Komunën e Prishtinës po vazhdojnë,” kishte deklaruar Zharku.
Banorët janë të zhgënjyer me shpejtësinë e punimeve në këtë rrugë.
Të kontaktuar nga arbresh.info, drejtues të kompanisë Standard, e kontraktuar për realizimin e projektit, thonë se ka shkuar në riprojektim kjo rrugë.
Përfaqësuesi i kësaj kompanie thotë se qytetarët e asaj zone nuk e kanë lejuar qysh në fillim të ndërtohet projekti i paraparë.
“Tri metra e gjysmë nga zgjerimi i rrugës kalojnë në parcela të qytetarëve.”
Kompaia Standard: “Qytetarët nuk kanë pranu mu shkel parcelat e tyre, mandej pas kësaj pengese Ministria ka formu një komision për riprojektim.”
Sipas tyre, pa rregullimin e trasesë së rrugës nuk mund të ndërkohen edhe urat e parapara në projekt.
“Aty janë paraparë katër ura, me shtresë pllakore. Dy prej tyre janë ndërtu, dhe në dy tjera pengohen nga qytetarët.”
Ministria e Infrastrukturës, tashmë që udhëjhiqet nga ministri Pal Lekaj, përkatësisht zyra për informim nuk deklarohet.
Nuk i janë përgjigjur interesimit të arbresh.info për të kuptuar se çfarë po bëhet me projektin./arbresh.info/
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç