Sot është bërë shpërndarja e mekanizimit bujqësor në kuadër të projektit “Subvencionimi i fermerëve me mekanizim bujqësor” projekt ky i financuar nga TIKA (Turkish Cooperation and Coordination Agency) dhe realizuar nga DBZHR-ja.
Në këtë takim u nënshkrun 27 kontrata të përfituesëve të projektit në fjalë siq janë: mbjellëse mirsi (4 fermerë përfitues);spërkatëse për misër (5 fermerë përfitues);mbjellëse e barit rrotative (4 fermerë përfitues);frezë (6 fermerë përfitues);kositëse të barit (4 fermerë përfitues);makinë mbjellëse të patateve (4 fermerë përfitues). Drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural Nasuf Aliu i njoftoi fermerët e pranishëm për projektet e organizatës TIKA që dhe më herët kemi pasur përkrahje për realizimin e projektit me makina mjelëse të financuara nga kjo organizatë dhe i falenderoi përzemërsisht për këtë mbështetje të madhe për mekanizimin bujqësor në Komunën e Mitrovicës. Pas nënshkrimit të kontratave, nënkryetari i komunës Faruk Mujka dhe drejtori Aliu patën nderin dhe pritën Ambasadorën e Republikës së Turqisë znj. Kıvılcım Kılıç dhe drejtorin e TIKA-s z. Necip Özay Özütok.
Pas takimit në mes të dy palëve, nënkryetari i komunës Faruk Mujka në prani të fermëreve dha dhuratë simbolike si shënjë falenderimi për Ambasadorën e Turqisë znj. Kıvılcım Kılıç dhe Mirënjohje për TIKA-në. Dhe në fund u bë shpërndarja e mekanizimit bujqësor për fermerët përfitues në prani të Ambasadorës dhe drejtorit të TIKA-s. Projekti i tillë është i pari i këtij lloji.
Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillimi Rural, ka bërë të enjten shpërndarjen e mekanizimit bujqësor në kuadër të projektit: “Subvencionimi i fermerëve me mekanizim bujqësor” projekt ky i cili është financuar nga TIKA (Turkish Cooperation and Coordination Agency) dhe e cila është realizuar nga DBZHR-ja në Mitrovicë. Gjatë këti eventimineti, e që në fakt e bëri edhe më madhështore,këtë ngjarje morri pjesë në shpërndarjen e tyre edhe ambasadorja e Turqisë Kıvılcım Kılıç dhe drejtori i Organizatës TIKA, Necip Őzay Őzütok, të cilët ishin të shoqëruar me bashkëpunëtorët e tyre.
Takimi fillimisht u mbajt në kabinetin e kryetarit Bahtiri, ku e mirëpritën nënkryetarët Faruk Mujka dhe Eroll Zekeriya, drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Nasuf Aliu , dhe ansambleisti nga komunitetit turk Ergin Kani. Ambasadorja Kivilcim Kilic, fillimisht e falënderoj nënkryetarin Mujka dhe bashkëpunëtorët e tij për pritjen madhështore që i u bë asaj, ku më pas shtoj së ndihet e nderuar që Republika e Turqisë që po arrin që nëpërmjet ndihmave të tyre , të sheh fytyrat e buzëqeshura të qytetarve në nevojë, kur dihet fakti që ky është edhe synimi ynë kryesorë dhe nuk shpaguhet me asgjë në botë. Nënkryetari Mujka pasi falënderoj ambasadoren Kılıç dhe drejtorin e TIKA-së Necip Őzay Őzütok për bashkëpunimin e evazhdushëm që është duke bërë për qytetin e Mitrovicës ai i njoftoj mysafirët edhe për sfidat dhe problemet me të cilat po përballen qytetarët e Mitrovicës, andaj ndihëm e tyre e cilësoj si shumë të çmueshëm për vendin tonë.
Po ashtu edhe Drejtori Nasuf Aliu, e falënderoj nga ana e ti ambasadorën Kivılcim Kilıç dhe drejtorin e TIKA-së, Necip Őzay Őzütok, për ndihmën e ofruar që është duke e mundësuar vazhdimisht për mirëqenie dhe një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik, ku shtojë se ne si Komunë e në veçanti Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, është e vendosur që ti t’u ndihmojmë banorëve të Mitrovicës, dhe tua lehtësojmë jetën atyre duke ju ndihmuar që ti zhvillojnë ekonomit familjare apo agrbizneset e tyre,e këtë jemi duke e arritur fal donatorëve me zemër të madhe siç jeni edhe ju njërit ndër ta.
Pas takimit që zhvilluan në ambientin e komunës , ata më pas vazhduan për të bërë shpërndarjen e mekanizmave bujqësorë për fermerët përfitues të projektit, me ç’rast nisja nga komuna e Mitrovicës u bë në mënyrë të organizuar, për në drejtim të vendi ku ishin të vendosura ato. Me këtë rast Komuna e Mitrovicë, ndau mirënjohje dhe falënderime për ambasadoren Turke Kıvılcım Kılıç dhe Drejtorin e TIKA-së Necip Őzay Őzturk, ku edhe një herë e falënderuan Republikën Turke për ndihmesën e fuqishme që po ju epet në vazhdimësi qytetit të Mitrovicës./Arbresh.info
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...