Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që invalidët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Komuna e Prishtinës të lirohen nga pagesa e Trafikut Urban.
Sipas vendimit, lirimi nga pagesa do të bëhet nga data 1.10.2024, shkruan Arbresh.info.
“Obligohen organet drejtuese të NPL ‘Trafiku Urban’ SH.A që në bashkëpunim me Shoqatën e Invalidëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Dega Prishtinë, t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në vendim.
Sipas arsyetimit, vendimi “nxirret sipas kërkesës së Shoqatës së Invalidëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Dega Prishtinë, si mbështetje institucionale për këtë kategori të lartësuar të luftës tonë çlirimtare”./Arbresh.info/
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League