Një grup prej 40 invalidëve të luftës janë duke protestuar para derës së Ministrisë së Punës që nga ora 10:00 e mëngjesit ku po kërkojnë të drejtën për të marrë pensionet e invalidit të luftës.
Ata thane se do të protestojnë derisa të takohen me ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi.
Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës, Fadil Shurdha, bëri me dije për Klan Kosova se e përkrahin moralisht protestën e tyre, por, sipas tij, zonat që i kanë vonuar listat e invalidëve në momentin që i dorëzojnë ato në ministri beson që se edhe kjo e fundit do të veprojë në formim të komisionit.
Shurdha shtoi se përmes komisionit në fjalë do të kalojnë gjithë këta invalidë për t’ia testuar invaliditetin.
Janë rreth 3000 persona që marrin pensionin e invalidit të luftës, por është edhe një grup që akoma nuk ka hyrë në komisionin.
Ministri Peci sot mban konferencën përmbyllëse për media
Kurti dhe Vitia përurojnë sot renovimin e sporteleve në Klin...
Prokuroria Themelore në Prishtinë sot mban konferencën përmb...
Kurti e Vitia sot vënë gurthemelin e QKMF-së në Drenas
Përfundon regjistrimi i votuesve nga jashtë, Elezi nga KQZ t...
Aeroporti i Prishtinës feston arritjen e katër milionë udhët...