Invalidët e luftës së UÇK-së, kanë paralajmëruar një protestë për ditën e martë, pranë Qeverise së Kosovës, me qëllim që të shprehin pakënaqësitë në lidhje me mos formimin e Komisionit Mjekësor.
Përmes një postimi në Facebook, Avni Halilaj, ka thënë që Shoqata e Invalidëve të Luftës e as Qeveria e Kosovës nuk janë duke punuar në këtë drejtim.
Ndërsa Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve, Xhevdet Qeriqi, ka bërë të ditur që ka pasur mjaft ankesa nga invalidët e luftës, për padrejtësitë që po u bëhen, transmeton klan kosova.
“Pothuajse çdo ditë kam marrë ankesa, ndërsa tani ata kanë vendosur që të dalin për të kundërshtuar padrejtësitë që po u bëhen. Unë do të jem pjesë e këtij organizimi dhe natyrisht që do t’i përkrahim”, ka thënë Qeriqi.
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...
Hamza prezanton programin: Është koha për një qeveri që dëgj...