Është intervistuar ish-zëvendës Drejtorin Menaxhues në AKM, Ahmet Shala nga Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë.
Ahmet Shala ka qenë pjesë e procesit të privatizimit nga viti 2002 deri në vitin 2007, raporton arbresh.info.
Ai tha para komisionit se te gjitha proceset e privatizimit janë kritikuar dhe nuk kanë mbërritur objektivat për të cilat janë dizajnuar.
“Unë kam qenë pjesë e procesit të privatizimit që nga viti 2002 deri më 2007. Procesi i punësimit tim është bërë me konkurs të hapur. Kam qene i punësuar i Unionit Evropian dhe jam financuar nga Unioni Evropian. Të gjitha proceset e privatizimit janë të kritikuara, fatkeqësisht asnjëra nuk e mbërrin objektivin për të cilin janë dizajnuar”./arbresh.info.
Rama: Rekord në turizëm, 11.7 milionë vizitorë në vitin 2024
Bebe Rexha me dëshirë të pazakontë: Dua ta kem një lopë
Selim Pacolli: Koalicioni për Familjen qëllim e ka mbrojtjen...
Shoqata e Transportit “Podujevë-Prishtinë” pezullon aktivite...
Abdixhiku: Me LDK-në bizneset do të shohin shtetin si partne...
Lista Serbe: Punonjësit e institucioneve serbe do të vazhdoj...