Policia e Kosovës në komunën e Podujevës ka intervistuar kryeimamin e këtij qyteti, Bekim Jasharin ndërsa Rrahim Fejzullahu, axha i të ndjerit, Lulzim Fejzullahu, aktualisht është duke u intervistuar lidhur me deklaratat për hakmarrje.
Kështu ka bërë të ditur, avokati i familjes Fejzullahu, Tomë Gashi për Dukagjinin.
Ndryshe, para dy ditësh, më 27 janar, kryeimami i Podujevës, Bekim Jashari, ka bërë të ditur se familja e të ndjerit, Lulzim Fejzullahut, i ka dhënë një muaj besë familjes së dorasit.
“Rrahim Fejzullahu, mixha i të ndjerit Lulzim Fejzullahu, e nderoj Zotin e Kombin tonë me dhënie të besës ( Një muaj nga sot) për familjen e dorasit. Zoti e mëshiroftë Lulin, e bekoftë familjen e madhe të Rrahimit”, ka shkruar Jashari.
Ndryshe, Lulzim Fejzullahu ka vdekur të shtunën e 20 janarit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po trajtohej pasi ishte goditur me veturë e rrahur brutalisht për vdekje nga dy të mitur më 14 janar.
Të miturit A.A dhe E.K dyshohen për vrasje të rëndë dhe janë dërguar në paraburgim.
Ndërkohë, xhaxhai i Lulzimit për televizionin ka rrëfyer versionin e tij se si nisi zënka dhe si u rrah brutalisht për vdekje nipi i tij.
Sipas tij, sherri në mes të Lulzim Fejzullahut dhe dy të miturve dyshohet se nisi te berberi.
Me viktimën të miturit u takuan një ditë pas zënkës, më 14 janar rreth orës 12:00 në mesditë.
“Dyshohet që 18 vjeçari Lulzim Fejzullahu kishte dalë në marketin e lagjes dhe me të parë që dy persona po e përcjellin me një veturë të tipit “Golf 6″, filloi të ikë në këtë rrugë. Të njëjtit persona e goditën e veturë pikërisht para kësaj shtëpie dhe e lanë të shtrirë në tokë.”
Pas kësaj, dy të miturit dolën nga vetura.
“Pasi e kanë rrëzuar me veturë, i kanë hyrë me shipka bejsbolli dy persona, njëri ka sjellë me shkelma (me këmbë) e grushta e tjetri ka sjellë me shipkë (shkop) deri në alivanosje, e kemi dërguar në spital, s’ka pasur shenja të përmirësimit, dje edhe ka ndërruar jetë në orën 15:20 pasdite”, tha xhaxhai i 18 vjeçarit, Rrahim Fejzullahu.
Fejzullahu tregon se nipi kishte mbetur i shtrirë në tokë.
“Pasi e kanë alivanosur, i kanë sjellë sa ka qenë i shtrirë, shipka (shkopinj) të bejsbollit në kokë, asnjë shenjë djali nuk e ka pasur në trup përpos në kokë. Gjakderdhje edhe për veshëve, kafkën e kokës ia kanë thyer, kafkën e krejës ia kanë thyer me stupca (shkopa)”, u shpreh Fejzullahu.
Ndikimi i vitaminës D në organizëm dhe problemet që sjell mu...
Liverpooli eliminon me shumë mund Southamptonin nga EFL Cup
Derisa Rodri po e lufton FIFA-n, Jules Kounde po vendos reko...
Ata mendojnë se nuk janë mjaftueshëm të mirë, njerëzit e pas...
Pse nuk duhet ta mbani telefonin afër kur flini?
Një gotë verë, më shumë shëndet për zemrën