Këshilli Prokurorial i Kosovës ka intervistuar katër kandidat për pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjakovës.
“Paneli Vlerësues për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjakovës, i cili përbëhet nga pesë anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe kryesohet nga Kryesuesi i KPK-së, Jetish Maloku, ka intervistuar katër kandidatë që kanë aplikuar dhe janë konfirmuar për pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjakovës”, thuhet në njoftim, transmeton Arbresh.info.
Kandidatë për pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjakovës janë prokurorët, si vijon: Anton Hasanaj, Ardita Beqiraj-Hyseni, Dëshirë Jusaj dhe Enis Gashi.
“Procesi i intervistimit të kandidatëve për Kryeprokuror të Prokurorisë Themelore të Gjakovës është monitoruar nga përfaqësues të Ambasadës Amerikane, Misionit për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe Programit të BE-së për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë (EUKOJUST).”
“Paneli Vlerësues, pas procesit të intervistimit, vlerësimit dhe arsyetimit, do t’i propozojë Këshillit Prokurorial të Kosovës për votim kandidatët e suksesshëm”, njofton KPK./Arbresh.info
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...