Në Kuvendin e Kosovës të mërkurën ka vazhduar procesi i përzgjedhjes së drejtorit të Agjencisë Kundër Korrupsion (AKK), ku janë intervistuar edhe katër kandidatë.
Të gjithë kandidatët e intervistuar sot i përkisnin gjinisë mashkullore, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Në fund të procesit të intervistimit, anëtarët e komisionit kanë bërë poentimin e kandidatëve.
Gjithashtu, edhe poentimi final dhe llogaritja e totalit të pikëve, për secilin kandidatë në fund të intervistimit është bërë në mënyrë të hapur dhe transparente për monitoruesit nga shoqëria civile.
Procesi i intervistimit të kandidatëve për pozitën e drejtorit të Agjencisë Kundër Korrupsion ka filluar dje me intervistimin e tre kandidatëve.
Edhe ditën e dytë, këtë proces e ka karakterizuar një diskutim lidhur me poentimin, ku anëtarët e komisionit jepnin mendimin e vet lidhur me prezantimin e kandidatit, duke paraqitur komentet e tyre rreth poentimit.
Mënyra e intervistimit ka vazhduar të jetë e njëjtë sikurse ditën e parë, ku paraprakisht anëtarët e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, ishin dakorduar lidhur me pyetjet që do tu parashtroheshin kandidatëve.
Anëtarët e komisionit intervistues për përzgjedhje të drejtorit të AKK-së, ishin deputetët: Adnan Rrustemi, Driton Selmanaj, Hajdar Beqaj, Dimal Basha, Hydajet Hyseni dhe Artan Abrashi, si dhe ekspertet nga ambasada britanike Anne Montgomery dhe Jan De Jonge.
Fillimisht Kuvendi i Kosovës kishte hapur konkursin për pozitën e Drejtorit të Agjencisë Kundër Korrupsion më 20 maj, mirëpo për shkak se nuk kishte aplikuar asnjë kandidate grua, komisioni për legjislacion kishte vendosur që i njëjti të përsëritet.
Ligji për Agjencinë Kundër Korrupsionit ka përcaktuar se gjashtë muaj para skadimit të mandatit të drejtorit të kësaj agjencie, komisioni informon Kuvendin e Kosovës në mënyrë që të fillohen procedurat për zgjedhjen e drejtorit të ri.
Sipas paragrafit 4, të nenit 8 të këtij ligji, përcaktohet se procedurat e përzgjedhjes së kandidatëve më të mirë menaxhohen nga komisioni, ndërsa dy prej të cilëve janë vlerësuar si më të suksesshëm i propozohen Kuvendit për votim.
Kurse, në paragrafin 5 të dispozitës së lartcekur theksohet se Kuvendi i Kosovës zgjedh njërin nga kandidatët e propozuar, me votim të thjeshtë dhe me shumicë të thjeshtë të votave.
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Parashikimi i motit për sot
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...