Google ADS

Intervistë| Zemaj paralajmëron masa të reja: Nuk do të ketë tolerime për askënd

12:12 | 26 Tetor 2020
Arbresh.info

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, bënë thirrje që të respekton masat anti-Covid-19.

Zemaj ka përsëritur se mbyllja e tërësishme e vendit mbetet opsioni i fundit. Sipas tij shteti dhe qytetarët nuk e meritojnë të kthehemi aty ku ishim para 6 muajve, për arsye të neglizhencës së pakicës

I pari i Shëndetësisë ka deklaruar se mosrespektimi i masave është një ndër shkaqet e rritjes së rasteve. Ka paralajmëruar se do të ketë dënime për gjithë ata që nuk respektojnë ligjin dhe masat anti-Covid.

Në një intervistë për Arbresh.info, Zemaj bërë të ditura disa nga masat që mund të kthen për të parandaluar rritjen e numri të infektimeve.

“Masat si mbyllja e kufijve, kthimi i personelit shëndetësor në pikat kufitare, kufizimet në numrin e pjesëmarrësve në takime të ndryshme, kufizime të lëvizjeve në zonat më të prekura dhe disa të tjera  janë masat e radhës, në shqyrtim, varësisht nga vlerësimi i situatës epidemiologjike në vend”, tha ai ndër te tjera.

Arbresh.info: Dy javët e fundit është shtuar numri i të infektuarve me virusin Covid-19, si po menaxhohet nga institucionet shëndetësore?

Armend Zemaj: Situata po menaxhohet. Qeveria e Republikës së Kosovës, Ministria e Shëndetësisë dhe unë si ministër, bashkë edhe me profesionistët  shëndetësorë, SHSKUK-në, IKSHPK-në, Bordin Këshillëdhënës,  jemi në koordinim, me veprime dhe vendime konform situatave.

Respektimi i masave me rigorozitet, ky është çelësi. Të tjerat flasin vet, raportet ditore të të infektuarve, rangimi në nivel të shteteve evropiane dhe vlerësimi i institucioneve ndërkombëtare. Ne insistojmë, zbatimin e masave si ruajtja e distancës, mbajtja e maskës dhe higjiena. Gjithsesi, prioritet është pengimi i përhapjes së vatrave të mundshme të virusit Covid 19.

Arbresh.info: A jemi të përgatitur për valën të re të shpërthimit nga virusi?

Armend Zemaj: Pandemia Globale Covid 19, në secilin muaj po ka lëvizje të lakores, poshtë e lartë. Të pakta janë shtetet që mund të lavdërohen se janë të gatshme të ballafaqohen apo që kanë sukses të plotë kundrejt virusit.

Ne kemi një rritje relativisht të lehtë të numrit të të infektuarve, por aspak nuk na bën të ndihemi komod me situatën. Përderisa bota po ballafaqohet me shtim enorm të rasteve, rritjes së numrit  të të infektuarve, edhe Kosova mund të ketë fazë të re të pandemisë.

Po punojmë pa rreshtur që të rrisim tutje resurset infrastrukturore dhe humane, gjë ka ndodhur, janë rritur dhe zgjeruar dukshëm. Duhet përkushtim i plotë I secilit pjesëtar të shoqërisë dhe secilës hallkë të sistemit, për efikasitet dhe eficiencë maksimale.

Arbresh.info: A po shqyrtohen masat e reja dhe ku është burimi i infeksionit?

Armend Zemaj: Mbyllja e tërësishme e vendit mbetet opsioni i fundit. Shteti dhe qytetarët nuk e meritojnë të kthehemi aty ku ishim para 6 muajve, për arsye të neglizhencës së pakicës. Ajo çfarë pritet dhe patjetër duhet të ndodh është që organet e rendit dhe zbatuesit e ligjit të jenë rigorozë sa i përket implementimit të ligjit dhe vendimeve të Qeverisë përkitazi me menaxhimin e Pandemisë. Menjëherë do të ndërmarrim masa kufizuese në çdo situatë, ku konstatojmë raste të rritjes së rasteve, që duket se po ndodh.

Masat si mbyllja e kufijve, kthimi i personelit shëndetësor në pikat kufitare, kufizimet në numrin e pjesëmarrësve në takime të ndryshme, kufizime të lëvizjeve në zonat më të prekura dhe disa të tjera  janë masat e radhës, në shqyrtim, varësisht nga vlerësimi i situatës epidemiologjike në vend.

Paralelisht me masat e reja, do ta vazhdojë zbatimi I masave në fuqi dhe Policia e Kosovës, inspektoratet përgjegjëse por edhe vet komuniteti duhet t’I zbatojnë pa mëdyshje, për të mos lejuar që të përballemi më një situatë kritike e cila vendos në pozitë të vështirë sistemin shëndetësor dhe profesionistët, mbingarkon kapacitetet dhe krijon telashe edhe në aspektin ekonomik dhe social për shtetein dhe shoqërinë tonë.

Arbresh.info: A keni diskutuar me kryetarin Shpend Ahmeti, për masat në Prishtinë pasi ka numër më të lartë të të prekurve?

Armend Zemaj: Jemi në kontakt të vazhduar me të gjithë kryetarët e komunave, me shtabet emergjente komunale, me TASk-Forcat e shkollave, por edhe me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti. Ne kemi marrë rekomandimet nga IKSHPK-ja, në pajtim me situatën, në veçanti për Prishtinën. Po ashtu, kemi koordinim me kryeministrin Hoti dhe presim t’i bëjmë të ditura masat tjera. Numri i të infektuarve në Prishtinë është shqetësues, shkelja e masave dhe rekomandimeve, është shkak i numrit të lartë, andaj, disa kufizime do ta ulnin lakoren.

Arbresh.info: A është plani gati se si do të zhvillohen zgjedhjet në Podujevë e Mitrovicë Veriore?

Armend Zemaj: Me Bordin Këshillëdhënës e kemi diskutuar mënyrë e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor në dy komunat, ndërsa me IKSHPK-në do të dalim edhe më hapa konkret për t’i rekomanduar  KQZ-së  mënyrën  e mbajtjes së zgjedhjeve.
Për shkak të gjendjes së shkaktuar nga pandemia, zgjedhjet duhet të zhvillohen ndryshe nga herët e tjera  dhe gjithashtu duke respektuar vendimet dhe ligjin në fuqi. Po ashtu, përvojat e vendeve tjera do të jenë të mirëseardhura.

Arbresh.info: Ministër pse jeni bërë pjesë e Bordit Drejtues të Fondit për Sigurime Shëndetësore?

Armend Zemaj: E para, përbërjen e Bordit drejtues të FSSH-së e përcakton Ligji Për Sigurimet Shëndetësore, i cili thotë se ky bord drejtohet nga Ministri i Shëndetësisë. E dyta se nga unë kërkohet përgjegjësi, e treta, transparenca ime, të jem real me pritshmerit  e qytetarëve, qasja ime ndaj ligjit, rëndësisë së tij dhe për pacientët që meritojnë të kenë sigurim shëndetësor. Niveli i përgjegjësisë parandalon shumë të gjetura negative që  janë evidentuar në atë institucion, në raportet për trajtime jashtë vendit  por edhe ecjen dhe progresin që duhet të ketë Fondit për Sigurime Shëndetësore në të ardhmen.

Arbresh.info: Si e vlerësoni bashkëpunimin ndërkombëtar në pandemi?

Armend Zemaj: Përpos me ekspertët dhe donatorët vendorë, kam komunikuar edhe me ekspertët dhe donatorët ndërkombëtarë, homologët e mi të shumë shteteve të BE-së dhe rajonit, shtetet mike, organizatat ndërkombëtare dhe në veçanti OBSh, duke ardhur këtu ose duke komunikuar online, komunikim që ka ndikuar në punën tonë, si dhe vlerësimin ndërkombëtar për punën në pajtim me standardet dhe protokollet ndërkombëtare. Në veçanti falënderoj punën vetëmohuese të punëtorëve shëndetësorë, përkrahjen e Qeverisë dhe qytetarët të cilët e respektojnë çdo vendim në të mirë të shëndetit publik.

Arbresh.info: A do të ndryshojnë masat për gastronominë?

Armend Zemaj: Në  vazhdimësi kemi edhe zotimin e Shoqatës së Gastronomeve  por edhe të Shoqatës së Hotelerisë për respektimin e masave anti Covid 19, andaj duhet që këto  sektorë të  rëndësishëm të risin vigjincën dhe të zbatoj në përkapkemi masat në fuqi.

Në të kundërtën do të ketë mbyllje aty ku nuk respektohen masat anti Covid, do të vazhdoj të jem prezent bashkë me policinë edhe inspektoratet, çdo herë, në çdo kohë dhe në çdo vend./Arbresh.info/

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme