Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi në një intervistë për portalin arbresh.info ka folur për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen me 6 tetor.
Fushata zgjedhore tashme ka filluar dhe shihet një garë e fortë mes partive politike. Por, sipas Selimit, sondazhet dhe matjet e tyre e kanë renditur Vetëvendosjen të parën nga rezultatet që pritet të dalin nga zgjedhjet.
“Krejt çka po bëjmë ne në teren është që fitoren ta thellojmë dhe ta bëjmë më domethënës që qeveria të zgjidhet nga një mazhorancë që do të mund të merrte vendime”, ka thënë ai.
Në këtë intervistë, Selimi ka folur për programin e Vetëvendosjes që është i renditur në tri shtylla: shteti zhvillimor, shteti i së drejtës dhe shtetit social.
“Prioriteti kryesor i VV është ç’kapja e shtetit që t’i hapim rrugë shtetit zhvillimor, shtetit të së drejtës dhe shtetit social”, është shprehur Selimi.
Selimi ka thënë se në mandatin e ri në Kuvendin e Kosovës do të jep kontributin e tij në fushën e sigurisë dhe bërjen e ligjeve.
“Lëvizja vetëvendosje nuk është e paprovuar. Është provuar në kuvend është provuar në shesh. Qytetarët e Kosovës tashme e njohin qoftë në sheshe qoftë në Kuvend kudo. Kjo na ka bërë që ta fitojmë besimin e qytetarëve”, ka deklaruar Selimi.
Ai ka thënë për qeverinë Kurti se do të kërkojnë partner edhe tek LDK-ja.
Selimi ka shtuar se PDK duhet të shkoj në shtëpi dhe të kalojë në opozitë.
Rexhep Selimi po ashtu ka folur edhe për taksën. “Ne e kemi mbështetur taksën, taksa është diçka por nuk është gjithçka”.
Ndiqeni intervistën e plotë:
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/685593931917177/
Sveçla: Gëzuar 28 Nëntorin, festën tonë kombëtare që do të n...
Berisha: Pavarësia, akt shpëtimtar nga Ismail Qemali
Krasniqi uron që ky nëntor të jetë i fundit pa çlirimtarët –...
Banorët ia urojnë njëri-tjetrin festën e 28 Nëntorit
“Ai është i gjallë”, Osmani shpërndan foton e bu...
Fabrika më e vjetër e gjilpërave në botë po falimenton pas m...