Mungesa e Ligjit për Sigurime Shëndetësore dhe pagat jo të mirë, janë disa nga arsyet kryesore që po shtyjnë mantilbardhët të largohen nga Spitalet dhe Institucionet Shëndetësore për ato Private, apo edhe të largohen tërësisht nga Kosova drejt shteteve evropiane.
Se kjo dukuri do të ndalet shumë shpejt, është i bindur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Në një intervistë për “Arbresh.info”, ministri Vitia, me garancë të plotë tha se deri në fund të vitit Projektligji për Sigurime Shëndetësore dhe ai për Shëndetësi, do të procedohen për votim në Kuvendin e Kosovës.
I pyetur për Ligjin për Pagat, Vitia është deklaruar se me këtë Ligj dyfishohen pagat për mjekët dhe punonjësit e tjerë shëndetësor.
Mirëpo, i pari i Shëndetësisë ka përmendur që në këtë drejtim veçse kanë hartuar dhe ka nënshkruar një plan të investimeve afatshkurtër dhe afatmesëm ka nënshkruar për Klinikat Sekondare, Terciare në ShSUK, në shumën prej mbi 40 milionë eurove, ku sipas tij do të rregullohen kushtet e punës, dhe do të rregullohen dhe do të sillen pajiset e tjera.
“Në këtë drejtim veçse kemi hartuar dhe kam nënshkruar një plan të investimeve afatshkurtër dhe afatmesëm në Klinikat Sekondare, Terciare pra në ShSUK prej mbi 40 milionë eurove ku do të rregullohen kushtet e punës, ku do të rregullohen dhe do të sillen pajiset e tjera. Në anën tjetër kemi filluar dhe me trajnimet, fakt do të fillojmë shumë shpejt edhe me trajnimet të profesionistëve tonë shëndetësor për fushat në të cilat ata kanë nevojë”, u shpreh Vitia për “Arbresh.info”.
Ministri Vitia tregon se cila ka qenë arsyeja e kthimit të tij në krye të kësaj Ministrie.
“Natyrisht se ka shpresë, kemi mjekë të mrekullueshëm, kemi staf të mrekullueshëm dhe është detyrë e jona tani, edhe mos të kisha pas shpresë nuk kisha pas as motiv, e entuziazëm për me vazhdua këtë rrugë. Por, natyrisht se jam i motivuar deri në fund duke e parë edhe motivimin e mjekëve dhe kjo është vetëm përgjegjësi mbi supet tona që të vazhdojmë me investime edhe me rregullimin e kushteve për mjekët në një anë. Mirëpo, çdo herë me synim që këto kushte të reflektohen në shërbime sa ma cilësore për qytetarët e Republikës”, tha ministri Vitia.
Ndryshe, javë më parë këto probleme i ka trajtuar portali ‘Arbresh.info’, ku kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka treguar se pse mjekët po ikin.
Vetëm në gjashtë javët e para të këtij viti, 88 mjekë e kanë lëshuar vendin, kanë bërë të ditur nga Oda e Mjekëve të Kosovës.
Shifrat tregojnë se më shumë se 200 mjekë në vit po largohen nga Kosova drejt shteteve të BE-së, kryesisht Gjermanisë. /Arbresh.info/Pleurat Salihu/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...