Lulzim Hetemi, kryetar i Komunës së Leposaviqit, në një intervistë për Arbresh.info ka ofruar një pasqyrë të thellë dhe të ndërlikuar të ndryshimeve që ka sjellë në këtë komunë.
Hetemi flet për transformimin e situatës, duke theksuar përmirësimet e dukshme që kanë ndodhur që nga ardhja e tij në këtë post.
Në intervistë, Hetemi ndan angazhimin e tij të palodhur për të ofruar shërbime të barabarta për të gjithë qytetarët e Leposaviqit. Ai nënvizon përpjekjet e tij të vazhdueshme për të përmirësuar gjendjen e përgjithshme dhe për të krijuar një mjedis të sigurt për të gjithë banorët, pa marr parasysh nacionalitetin e tyre.
‘Si të gjithë kryetarët e komunave unë udhëtoj nga Mitrovica për këtu në Leposaviq, në orën tetë vij në punë bashkë me stafin tim shqiptarë gjysma që i kemi drejtorë janë shtatë vijmë në mëngjes konsultohem me ta takohem edhe me stafin tjetër serb me drejtorët serb që i kemi”, thotë kryetari.
Ai i sigurt thotë se tashmë qytetarët mund të lëvizin lirisht nga Mitrovica në Leposaviq dhe mund të shkojnë deri në Jarinje, të pinë kafe në qytet, një situatë që sipas tij, ishte e paimagjinueshme disa vite më parë.
“Ndryshimet janë e keni parë edhe vetë, jeni ardh të lirë prej Mitrovicës deri në Leposaviq sot dil ku të duash shko deri në Jarinje dil në qytet pijë kafe, përpara sa nuk kam qenë unë këto nuk kanë ekzistuar në ëndërr e ke parë të dalësh këtej në veri ose si qytetarë ose si politikan ose si gazetarë”, thekson ai.
Për sa i përket punëtorëve në Komunën e Leposaviqit, Hetemi tregon se këtu janë të angazhuar rreth 100 punëtorë, nga të cilët 80% janë serbë.
‘Gjithsej janë afro 100 punëtorë, shumica janë serb diku 80 për qind serbë ndërsa 20 janë shqiptarë”, pohon ai.
Në lidhje me raportet me qytetarët serbë, Hetemi theksoi se ato janë shumë të mira.
Po ashtu, ai theksoi aktivizimin e asistencës sociale, e cila ka mbështetur mbi 2600 qytetarë, duke përfshirë serbët që marrin shtesat për fëmijë nga qeveria e Kosovës.
Hetemi, është i bindur se qytetarët e kësaj komune janë super të kënaqur me shërbimet e institucionit që ai e udhëheq.
“Me qytetarin serb marrëdhëniet janë shumë të mira, presim në takim, bisedojmë, bëjnë kërkesa të ndryshme, pra, me qytetarin serb puna është krejt okej. Këtu kur kemi ardh në komunën tonë këtu kemi gjet dokumente, ku komuna ka qenë Republikë e Serbisë. Pa marrë parasysh qe janë dal sa për sy e faqe në zgjedhje ish-kryetari këtu ka qenë Republikë e Serbisë, për herë të parë me ardhjen time këtu ka valuar flamuri i Republikës së Kosovës. Sot me vulë, me dokumentacione me të gjitha zyrat funksionojnë për herë të parë në histori është aktivizuar edhe asistenca sociale ku i kemi diku mbi 2600 qytetarë që e marrin asistencën sociale nga Republika e Kosovës dhe të gjithë serbët që kanë fëmijë kanë marrë shtesat e fëmijëve nga Republika e Kosovës. Në takime me qytetarët ata janë të kënaqur shumë tjetër është politika tjetër është se i kërcënon dikush strukturat serbe sidomos lista serbe gjithherë i kërcënon, por bashkëpunimi është në nivel”, shton Hetemi.
Kryetari ka shprehur bindjen se pas ngjarjeve të Banjskës, struktura paralele janë pastruar në masën 80%, duke theksuar se ka ende mbetje të këtyre grupeve.
‘Me ndodhjen e Banjskës i bindur jam që këtu është pastruar 80 për qind mos të them 100 për qind ka mbetje aty këtu të strukturave paralele siç janë disa deputet Simiq e këta që janë por edhe bëjnë presion tek qytetarët por edhe punojnë prapë, kështu që jam i bindur që për Leposaviqin edhe natën edhe nëpër kafene nuk ka incidente as nuk ka probleme, Leposaviqi është i lirë”, thekson ai.
Ai gjithashtu kujtoi periudhën kur, vitin e kaluar, komunat ishin të mbyllura dhe nuk kishte mundësi për të zhvilluar aktivitete.
“Ne duke e ditur se si ka qenë Leposaviqi më herët ku kryetari ka qenë i mbyllur për shtatë muaj në vitin e kaluar deri mbas vitit të ri nuk kemi mundur të punojmë asgjë hiq, përveç se i kemi shpërndarë 950 familjeve subvencione në shëndetësi diku nga 500 euro për çdo familje. Në këtë vit i kemi prioritet janë në tender disa rrugica, sheshi i Leposaviqit disa rrugica në fshatrat shqiptare atje, dhe besoj që në pranverë do të fillojë puna dhe do të asfaltohen edhe këto rrugë që i kemi në tender duke përfunduar”, nënvizon ai.
Hetemi gjithashtu u ndal në rëndësinë e bashkëpunimit me qeverinë e Kosovës dhe me autoritetet e tjera të nivelit qendror.
‘Po, sidomos me kryeministrin Kurti kemi kontakt, me ministrin Xhelal Sveçla dhe me shumë ministra të tjerë, por nuk është keq”, thotë ai.
Ai gjithashtu bënë të ditur se buxheti për vitin 2025 do te jetë 7 milion euro.
“Para dy muajve është miratuar disa rrugë i kemi në Leposaviq disa projekte të rrugëve i kemi në Soqanicë, më Leshak. Buxheti është diku shtatë milion, prioritetet tjera pritet të jenë e kemi një kompleks sportiv ku kemi një marrëveshje me FFK-në me Agim Ademin, një projekt milionësh na kanë përkrahur, janë edhe dy fusha të futbollit ato do të kryhen brenda mandatit që e kemi”, pohon ai.
Hetemi ka theksuar se e ardhmja e Leposaviqit është shumë premtuese dhe se ai është i vendosur të vazhdojë përpjekjet për zhvillimin e komunës, por nuk ka ndërmend të kandidojë për një mandat të dytë si kryetar.
‘E ardhmja e Leposaviqit nën drejtimin tim është e shkëlqyer. Nuk besoj që do të kandidoj edhe për një mandat të kryetarit. Vetëm në Leposaviq janë tri parti serbe kështu që ku ka nevojë të ketë kryetarë shqiptar”, thotë ai.
Hetemi po ashtu flet edhe për hapjen e bizneseve shqiptare në këtë pjesë të vendit.
“Unë e vlerësoj këtë të jashtëzakonshme janë hapë me të gjitha kërcënimet që kanë pasur qytetarët nga Lista Serbe është duke funksionuar në mënyrën më të mirë të mundshme kemi premtime edhe nga Ministria e Shëndetësisë që të hapet edhe një maternitet, i bindur jam që do të realizohet edhe kjo. Dje kam pas edhe një takim me z. Pacollin (Rrahim Pacollin) na ka premtuar që do të hap disa biznese do të jetë risi nuk dua ta them”, thotë ndër të tjera kryetari.
Hetemi thekson se situata e sigurisë në Leposaviq është e jashtëzakonshme, duke e vlerësuar atë me nota maksimale.
“Unë them që situata e sigurisë është 10, por është akoma më e lartë, situata është shumë qetë edhe para luftës nuk ka qenë më e qetë ne i kemi “shliruar” qytetarët serb, ne jemi këtu për qytetarët serb”, shton ndër të tjera ai.
Në fund Hetemi ka një mesazh për të gjithë qytetarët e Leposaviqit.
“Qytetarët e Leposaviqit duhet të din se janë duke jetuar në Republikën e Kosovës, nuk është Serbi këtu kaq”, përfundon Hetemi./Arbresh.info/Edona Krasniqi/
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...