2023 është cilësuar se ka qenë një vit i sfidave për gjithë vendin, vit që nuk ka kaluar pa ndikim edhe në nivelin e pushtetit lokal në Kosovë.
Edhe Komuna e Rahovecit nuk ka mbetur në hije nga sfidat si pasojë e krizës ekonomike dhe nga mungesa e buxhetit për investime kapitale.
Kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi, në një intervistë për portalin Arbresh.info, foli për sfidat, sukseset, ikjen e të rinjve në vendet evropiane, e shumë çështje të tjera me të cilat po përballet komuna e Rahovecit.
I pari i kësaj komune, tregon si nis një ditë e tij dhe kërkesat që i bëhen nga banorët.
“Një ditë e imja këtu në punë kalon me angazhime të llojllojshme, natyrisht ka shqetësime ka takime me njerëz të ndryshëm me kategori të ndryshme. Natyrisht që ka nevoja kërkesa të ndryshme, dikush me plotë të drejtë. Komuna është një adresë për trajtimin dhe natyrisht për zgjidhjen e shumë problemeve që ballafaqohen qytetarët e komunës së Rahovecit’, tha ai.
Projekti më i madh i realizuar në Komunën e Rahovecit, sipas Latifit është renovimin e QKMF-së “ Doktor Fahredin Hoti”.
“Projektet më të mëdha janë ndërtimet e objekteve të shkollave fillore kemi ndërtuar qendrën e mjekësisë familjare “Doktor Fahredin Hoti” këtu në Rahovec, po ashtu tashmë është në përfundim e sipër edhe renovimi i brendshëm dhe i jashtëm i objektit të vjetër të QKMF “Doktor Fahredin Hoti”, u shpreh ai.
Një nga arritjet që Latifi e cilëson për vitit 2023, janë realizimi i të hyrave vetanake për komunën në bashkëpunim me qytetarët.
“Një nga arritjet për vitin 2023 është realizimi i të hyrave për komunën të hyrave vetanake madje edhe tejkalimi i mbi 545 mijë euro kemi më shumë të ardhura komunale kjo është falë angazhimit dhe pagimit të tatimit në pronë dhe bashkëpunimit me qytetarët e vendit. Arritje tjetër është sepse jemi të parët në transparencën komunale. Arritje tjetër është që jemi prijmë në performancë komunale, shpresojmë që tash do ta kemi një lajmë të mirë që brenda muajit janar 2024 për garantin e performancës që mund të jetë diku deri në dy milion euro”, tregoi kreu i Rahovecit.
Latifi ia hedh fajin Qeverisë Kurti për pamundësinë e përmbushjes së disa premtimeve, pasi sipas tij, buxheti i ndarë nga Qeveria e Kosovës ishte i pamjaftueshëm.
“Shkak është buxheti i pa mjaftuar edhe në këtë vit, por edhe rritja e çmimeve, shkalla e inflacionit dhe mungesa e fuqisë punëtore në bazë të informacioneve që ne i kemi. Buxheti për investime kapitale ose për projekte kapitale për vitin 2024 në bazë të ligjit që është miratuar në fuqi ne kemi 191 euro më pak në këtë vit për investime kapitale sesa në vitin 2023. Nga viti në vit buxheti për investime kapitale është rritur dhe është interesante që për vitin 2024 ka zvogëlim ka 191 euro më pak për investime kapitale. Kjo nuk është një lajm i mirë për Qeverinë e Kosovës, përkatësisht për Ministrin e Financave sepse nevojat për investime kapitale janë të mëdha”, pohoi ai.
Latifi, gjithashtu ka folur edhe rreth ligjit për faljen e tatimit në pronë në vlerë të 100 eurove, ku kjo komunë nuk e ka zbatuar, për shkak se është vlerësuar që është e dëmshme për qytetarët e saj.
“Në këtë vit ne kemi mbi 7808 mijë tatim pagues të tatimit mbi pronën që nuk do të paguajnë fare për shkak se sipas ligjit ne e kemi vendosur në rregullore që deri në 150 metra katror objekt nuk paguan fare. Si të tillë i kemi 7808 persona. Ne faljen e tatimit në pronë në vlerë të 100 eurove sepse kemi gjykuar që nuk është e nevojshme dhe madje e kemi vlerësuar që është e dëmshme. Në qoftë se ne do të vendosnim t’i falnim tatimet në pronë kjo do t’i kushtonte 650 mijë euro komunës dhe do t’ia vështirësonte komunës situatën me subvencionime të ndryshme qoftë edhe me investime kapitale. Ne kemi biseduar me Ministrinë e Financave në qoftë se e keni marrë seriozisht me i ndihmuar qytetarët na rimbursoni neve 650 mijë euro ne do u falnim për vitin 2023 nga 100 euro të tatimit në pronë’, u shpreh tutje ai.
Latifi ka folur edhe për punën gati trevjeçare të Qeverisë Kurti, për të cilën tha se është i pakënaqur, pasi sipas tij, qeveria po tregohet jo serioze dhe jo e arsyeshme.
“Qeveria aktuale nuk po bënë një punë që do ta kisha mbajtur në mend e sidomos për komunat që ka një marrëdhënie jo miqësore dhe nuk kemi as llukës e as komoditet t’i themi vazhdo me punën. Komuna e Rahovecit nuk është e kënaqur dhe po tregohet shumë jo serioze dhe me mënyrën e mbështetjes dhe nuk po tregohet e arsyeshme’, tha ndër të tjera ai.
Situatën politike në vend, ai e cilësoi me mjaftë sfida, dhe me një menaxhim të dobët si në politikën e jashtme ashtu edhe në dialog.
“Situatën politike në vend e cilësoj me sfida të mëdha me menaxhim të dobët si në qeverisje si në politikë të jashtme si në dialog por edhe në plotë aspekte mendoj që Kosova dhe qytetarët e saj duhet të kenë mbështetje serioze. Kjo qeveri aktuale nuk e ka qasjen serioze që të realizoj pritjet e mëdha të qytetarëve’, u shpreh Latifi.
Ikja e të rinjve në vendet evropiane, Latifi: Edhe Rahoveci po braktiset
Dukuria e ikje së të rinjve sipas Latifit, është shfaqur dukshëm, krejt kjo sipas tij nga mungesa e rritjes së pagave në sektorin publik dhe nga mungesa e programeve për të rinjtë.
“Si gjithandej ikjet e qytetarëve, sidomos të rinjtë është e dukshme edhe në Rahovec. Të rinjtë po ikin sepse nuk ka rritje të pagave në sektorin publik nuk ka ndonjë program të veçantë për të rinjtë. Ne do ta rrisim mbështetjet për të rinjtë në këtë vit do të kemi mbështetje për studentët me bursa do t’i mbështesim klubet sportive, do t’i përkrahim talentet që dëshmojnë se kanë arritje në çfarëdo fushe. Ku do ta rrisim mbështetjen për këtë vite”, shtoi ai.
I pyetur se a beson që do e fitoj edhe një mandat si kryetarë i komunës së Rahovecit, Latifi u tregua mjaftë optimist ku beson se do e fitoj edhe një mandat tjetër si kryetarë, sepse sipas tij ka një përvojë të mirë në udhëheqje.
“Ne kemi një përvojë të mirë dhe dimë të bëjmë një punë të mirë të jemi të hapur me qytetarët. Ne kemi një përkrahje solide nga qytetarët ku po e arrijmë me punë të mira për qytetarët. Ne e dimë se çfarë duan qytetarët dhe ne i përmbushim premtimet dhe bëjmë shumë që të rritet kënaqësia për punë të mira’, përfundoi ai./Arbresh.info/Edona Krasniqi/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën