Shpejtim Bulliqi beson se për gati tre vjet mandat në krye të Komunës së Podujevës ka kryer më shumë se gjysmën e projekteve që kishte premtuar gjatë fushatës elektorale në vitin 2021.
Ndërtimi i urgjencës së Podujevës, ndërtimi i stacionit të autobusëve, parku, janë disa nga projektet më të mëdha që sipas tij, janë realizuar gjatë këtij mandati.
Bulliqi në një interviste për Arbresh.info, flet në detaje për projektet e realizuara gjatë mandatit të tij gati trevjeçar, ikjen e të rinjve, faljen e tatimit në pronë nga Komuna, planet dhe projektet, e gjithçka tjetër që ndërlidhet me Komunën e Podujevës.
“Ne në fushatën tonë zgjedhore që e kemi pas para dy vitesh kemi pas një program zgjedhor, edhe sigurisht që po bëjmë projekte që at program zgjedhor ta kalojë në një program të qeverisjen tone lokale. Dhe mund të ju them lirisht që kemi një varg projektesh të rëndësishme kapitale të cilat për nga shuma e tyre por edhe nga rëndësia janë të rëndësishme, siç është rasti me ndërtimin e urgjencës së Podujevës, një projekt që financohet nga Katari, i cili pritet deri nga muaji maj ose qershor të finalizohet”, shprehet Bulliqi.
Ndër projektet e tjera kapitale që është e rëndësishme, sipas tij, hyn edhe stacioni i autobusëve, që për herë të parë në këtë periudhë kohore po bëhet një stacion i ri, projekt ky që kap vlerën 1.3 milionë euro.
Por, pjesë e një megaprojekti, sipas Bulliqit, është parku i biznesit, ose parku industrial, ku janë ndarë një sipërfaqe tokë prej 37 hektarësh, për me mund me kriju infrastrukturë të përshtatshme.
Ky projekt, sipas Bulliqit pritet të kushtojë përafërsisht 3.5 milionë euro.
Ndërsa, Bulliqi është optimist se deri në fund të mandatit do t’i përmbush të gjitha premtimet që kishte dhënë.
“Një prej projekteve që kishte me qenë vullnet i komunës, do të ishte ndërtimi i parkingut nëntokësor, duke pas parasysh që vlera e tij shkon diku deri 3.5 milionë euro, në pamundësi për sigurinë të mjeteve buxhetore, jemi detyruar të fillojmë me një partneritet publiko privat për ndërtimin e këtij parkingu”, u shpreh kryetari.
Në këtë fazë ai tha se është e shpalljen publike të hapur dhe shpreson të paraqitet ndonjë investitor potencial, dhe të fillon puna e këtij parkingu nëntokësor.
Përveç parkingut nëntokësor, Bulliqi tha se ka edhe disa ngecje të tjera, si ndërtimi i shkollës së mesme Isa Boletini dhe kolektori i ujërave të zeza.
“Kemi pas disa ngecje në disa projekte të cilat po shpresojmë që të debllokohen, është projekti i ndërtimit të shkollës së mesme “Isa Boletini, një projekt që kap vlerën e mbi dy milionë euro
Sikurse ka ndodh edhe me kolektorin e ujërave të zeza që po ashtu është një projekt që kap shumën afro tre milionë euro, dhe është një projekt i cili është në proces te prokurimeve publike për shkak të ankesave të ndryshëm ekonomik”, theksoi Bulliqi, duke përmendur faktin që vetëm gjatë periudhës dyvjeçare kanë pasur sukses të madh në bujqësi.
“Gjatë fushatës sonë patëm premtuar që investimet në bujqësi, do ta qojnë për katër vite shumën 2 milionë euro investime , por ne këtë shumë prej dy milionë euro e kemi realizu tashmë në një periudhë kohore dy vjeçare, dhe nëse do të shkohet me këtë intensitet ne kemi pas mundësi që me i rrit këto subvencionime deri në katër milionë euro për bujqit tanë”, u shpreh ai.
Kurse, buxheti komunal në Komunën e Podujevës, sipas tij, për këtë vit do të jetë rreth 9 milionë euro.
“Buxheti për shpenzimet kapitale këtë vit është dikund rreth 9 milionë euro, që përbëhet nga granti qeveritar dhe të hyrat vetanake, dhe tashmë këto projeksione veç kanë kaluar në vijat buxhetore janë duhet shpenzuar, dhe këto shpenzime besoj që do të vazhdojnë trendin në projekte që janë planifikuar me kohë të realizohen për këtë vit në komunën e Podujevës”, tregoi Bulliqi.
I pari i Podujevës, i cili vjen nga partia e Lëvizjes Vetëvendosje, shprehet plotësisht i kënaqur me ndarjen e buxhetit për komuna nga Qeveria Kurti.
“Unë vlerësoj që qeveria e vendit e ka bë një ndarje të drejt buxhetore dhe në këtë ndarje të drejt buxhetore normal edhe ne kemi pjesën tonë e cila na takon si grant qeveritar, që mendoj se është e kënaqshme”, tha ai.
Bulliqi për tatimet në pronë: Ne kemi falur diku rreth 400 mijë euro buxhet
Ai, foli edhe për faljen e tatimit në pronë, ku bëri të ditur se deri tash Komuna e Podujevës ka falur 400 mijë euro.
“Komuna jonë ka marr përkatësisht kuvendi komunal ka marr një vendim për lirimin nga tatimi në pronë, në vlerë deri në 100 euro, nga një llogaritje që kemi bërë më herët del që ne kemi falur diku rreth 400 mijë euro buxhet. Por, sidoqoftë kjo është një lehtësim i barrës së qytetarëve tanë për të lehtësuar pak sa nga këto taksat që normal ju takojnë të paguajnë”, tha Bulliqi.
Për Bulliqin me rëndësi është që ta përmbyllin me sukses këtë mandat, sesa nëse do arrijë të fitojë sërish votat për të udhëhequr këtë komunë.
“Për neve prioritet është që ta përmbyllim suksesshëm këtë mandat dhe besimin e qytetarëve, dhe tha se po i bëjnë punët në mënyrën më të mirë të mundshme. Dhe do të shohim që nga rezultatet finale kur ta bëjmë rekapitullimin e krejt punës tonë dhe të angazhimit tonë 4 vjeçar,, ajo do të jetë një pasqyrë dhe një kahje se kah duhet ta shtymë procesin”, tha ai.
Bulliqi tha se as Podujeva nuk ka ndonjë dallim të madh prej pjesëve të tjera të vendit, sa i përket ikjes së të rinjve në vendet evropiane.
Por, ai nuk e sheh si negative këtë trend të daljes së të rinjve, duke shtuar se është normale në shekullin që po jetojmë.
“Edhe ne nuk kemi ndonjë dallim të madh prej pjesëve të tjera të nivelit të vendit, edhe komuna e Podujevë është e përfshirë nga kjo dukuri fatkeqësisht, kemi një numër të madh të rinjve tanë që kanë lëviz në këtë periudhë kohore pas liberalizimit, por një numër i madh i tyre nuk e kanë prit fare këtë proces kanë lëviz edhe para liberalizimit. Çështja e migrimit është një çështje që ka përfshirë vetëm Kosovën, por është një trend ndërkombëtar, sepse njerëzit lëvizin, dhe falë zotit që u krijuan kushtet e mira për me lëviz lirshëm pa shpenzime të mëdha buxhetore, siç ndodhte dikur që njeriu duhet të paguanin mijëra euro për të lëviz. Besoj që njerëzit duhet të shohin se ku gjinden më mirë, ky proces mendoj që është një dukuri normale për shekullin në të cilin jetojmë”, u shpreh ai.
Kurse për punën e qeverisë, Bulliqi ka fjalë miradije, duke shtuar se është një qeveri stabile që po bën përpjekje ta bëjë punën e vetë në mënyrën më të mirë të mundshme.
“Mendoj që qeveria në radhë të parë është një qeveri stabile që po bën përpjekje që ta bënë punën e vet në mënyrën më të mirë , kemi një varg rezultatesh nëpër resorë të caktuara nëpër ministritë e Kosovës.
“Mendoj që politika e jashtme dhe në veçanti procesi i arritjes së sigurisë qytetare por edhe shtrirjes së sovranitetit dhe integritetit territorial brenda shtetit tonë ka qenë një prej sfidave më të mëdha për këtë qeveri dhe unë mendoj që ndoshta është një prej sukseseve më të mëdha që mund t’i përmendet kësaj qeverie”, tha Bulliqi.
Si suksese të Qeverisë Kurti, kryetari i Podujevës përmendi realizimin e rrugës Prishtinë- Podujevë, duke shtuar se qeveritë e kaluara nuk kanë pasur gatishmërinë për realizimin e këtij projekti.
“Dhe përkundër faktit që shumë qeveri deri tash nga pas lufta kanë kalu, asnjëra prej tyre nuk ka pas gatishmërinë që të marrë seriozisht realizimin e këtij projekti të rëndësishëm jo vetëm për qytetarët e Podujevës por edhe ata të Kosovës. Po shohim që kjo qeveri e ka marrë me seriozitet dhe është një projekt i cili po vazhdon me intensitet që është planifiku dhe po shpresoj që ndoshta fundi i këtij viti do të jetë finalizimi i tërësishëm i këtij projekti”, tha Bulliqi ndër të tjera gjatë intervistës.
Sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjskë, që sipas tij, ka krijuar një situatë të re politike në vend.
“Sulmi i shtatorit në Banjkë ishte një momentum, i cili krijoi krejt një situatë të re politike dhe të sigurisë në vendin tonë dhe mund të themi që prej asaj periudhe kohore institucionet tona kanë fillu seriozisht të merren me situatën e sigurisë e cila ka qenë në një përudhë të gjatë kohorë e brishtë në veriun e Kosovës”, shtoi ai.
I pari i Podujevës ka një porosi për qytetarët e kësaj komune, në veçanti për të rinjtë.
“Podujeva është prej komunave më numër të madh të banorëve dhe ne po bëjmë atë që është e mundshme që të jemi sa më pranë qytetarëve edhe ata po shohin që jemi pranë tyre me një varg projektesh të ndryshme që po realizohen anë e kënd Llapit. Porosia ime do të ishte që në të kemi një afërsi më të lartë të bashkëpunimit mes institucionit dhe qytetarit sepse në momentin kur qytetari është aktiv me veprimet e veta edhe institucioni duhet të jetë aktiv në realizimin e kërkesave të tyre. Ndërsa të rinjve tanë unë kisha me kërku nga ta që ata të cilët i takojnë moshës së shkollimit, të përkushtohen maksimalisht në përmbylljen me sukses të shkollimit të tyre, dhe sigurisht që tu themi se ne si institucione lokale do të bëjmë çfarë është e mundshme që të jemi pranë tyre dhe sfidave të cilat mund të ballafaqohen këta të rinj ”, u shpreh ai.
Ndryshe, në zgjedhjet e nëntorit të vitit 2021, Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje, mori 51,84% të votave, duke marrë kështu postin e të parit të Podujevës dhe duke lënë pas Ekrem Hysenin e LDK-së me 48,16%./Arbresh.info./Kujtesë Berisha/
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...