Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati është i bindur se do ta fitoj edhe një mandat tjetër në këtë komunë.
Krejt kjo falë punës që ai beson se e ka bërë gjatë këtyre tre vjetëve.
Ai para kamerës së Arbresh.info foli në detaje për projektin e madh për “Malisheva Urbane”, ku shpreson që të jetë gati nga mesi i vitit 2025.
Ndërsa sheshin “Dëshmorët”, Kastrati e cilëson si projektin më të madh dhe kapital në historinë e kësaj komune.
“Së pari partia e cila unë i takoj ende nuk ka vendosur për kandidaturën e kryetarit të ardhshëm të komunës, janë organet e partisë ato që vendosin për mandatin ardhshëm. Nëse Nisma vendos për kandidaturën time, unë besoj që punën që e kemi bërë deri më tash do të na shërbejë që të fitoj edhe një mandat tjetër”, shprehet Kastrati.
“Projekti më i madh në Komunën e Malishevës dhe në historinë e saj, është sheshi i “Dëshmorëve”, që kemi në implementim e sipër, e kemi themelu kontratën para një viti e gjysmë dhe e kemi në zbatim e sipër. Besoj që ky është projekti më i madh në gjithë historinë e komunës së Malishevës, dhe shpresoj se ka mesi i vitit 2025 ky projekt të merr pamjen përfundimtare”, tha Kastrati.
Ai shpreson se deri në fund të mandatit do të arrijë t’i përmbush të gjitha premtimet.
“Jemi gjithmonë vigjilent dhe të përkushtuar që premtimet tona që i kemi dhënë gjatë fushatës elektorate t’i përmbushim të gjitha. Jemi kah mesi i premtimeve tona, besoj që edhe periudha në vazhdim do të na mundësojë që edhe projektet e tjera të cilat nuk kem mund t’i kryejmë do t’i përfundojmë në vazhdim”, thekson ai.
Kastrati thotë se dy apo tre premtime mund të mbesin pa realizu gjatë këtij, pasi sipas tij, këto nuk varen prej punës në Komunë, por për shkak të bashkëpunimit me qeverinë dhe donatorët e tjerë.
Kastrati thekson se projekti i ujit dhe për energji elektrike për nga madhësia financiare janë të mëdha dhe se kanë kërkuar fonde nga qeveria për përfundimin e këtyre projekteve.
“Dhe komuna nuk ka mundësi buxhetore që t’i përfundoj, kemi trokitur në dyert e qeverisë që të gjejë fonde financiare që të gjejmë fonde për kryerjen e këtyre projekteve”, pohon ai gjatë intervistës.
Buxheti për Komunën e Malishevës është 6.1 milionë euro.
Komuna e Malishevës nuk është aspak e kënaqur me trajtimin që po i bëhet nga Qeveria e Kosovës.
“Jo Komuna e Malishevës dhe Qeveria e saj nuk është absolutisht e kënaqur me trajtimin që e bën qeveria qendror me ndarjen buxhetore për komunat veç e veç, sepse projektet tona që i kemi dorëzuar në qeveri nuk kemi gjet gjuhë të përbashkët që t’i implementojnë. Nuk kemi një trajtim adekuat që do të duhej me pas nga qeveria qendrore, nuk jemi të kënaqur me ndihëm që jep, na mbetet që të shohim ndonjë projekt të bashkëfinancuar me ministrit përkatës , thekson Kastrati.
Kastrati foli edhe për faljen e tatimit në pronë.
“Faktikisht Gjykata Kushtetuese kur ka marrë vendim që komuna të trajtojë këtë ligj ka qenë shumë vonë për neve dhe ne nuk kemi mundur që të thërrasim seancën plenare në Asamblenë Komunale që të bëjmë faljen apo që të implementojmë përkatësisht këto dispozita ligjore”, thotë ai.
Kastrati: Ikja e të rinjve në vendet evropiane, fenomen shkatërrues
Fenomeni i ikjes nga të rinjtë, ka prekur edhe komunën e Malishevës.
Sipas Katratit, ky është një fenomen shkatërrues, jo vetëm për Malishevën por për gjithë vendin.
“Ky fenomen shkatërrues mund të them që është jo vetëm për komunën e Malishevës, por për gjithë republikën është një dukuri shumë negative që po sjell rezultate negative në të gjitha drejtimet. Edhe në Malishevë ky fenomen apo dukuri është në rritje e sipër, jo vetëm të rinjtë por edhe ata që nuk janë të rijnë po joshen nga Bashkimi Evropian për me themelu marrëdhënie pune, sepse politikat e BES-se kanë ndryshuar viteve të fundit po i joshin jo vetëm të rinjtë por edhe disa shtresa të tjera, që për neve është ndikim i madh , qysh tani vërehet mungesa e nxënësve nëpër shkolla, mungesa e punëtorëve në të gjitha lëmitë”, shprehet kreu i Malishevës.
Madje, sipas tij, për mungesën e fuqisë punëtore ka ankesa nga operatorët ekonomikë, duke shtuar se në periudhat e afërme do të jetë një pasojë shumë e madhe.
Kurse për situatën politike në vend, Kastrati mendon që sa më shpejt të përfundojnë marrëveshjet me Serbinë, në mënyrë që të hapet një kapitull i ri për Kosovën.
“Situata politike në vend sipas mendimit tim, raportet me Serbinë dhe të gjitha marrëveshjet me Serbinë është handikap i vazhdueshëm për vendin tonë, njëherë e mire dua që marrëveshjet që janë të arritura ose që mendojmë se do t’i arrijë qeveria me Serbinë të jenë sa më shpejt të përfunduara me qëllim që të falim me një kapitull të ri”, thotë Kastrati.
Krejt në fund, kryetari ka një lutje për të rinjtë e kësaj komune dhe gjithë Kosovës.
“Për të rinjtë porosia apo lutja ime është që të mos e lëshojnë vendin e vet, të gjejë hapësirë që këtu ta zhvillojnë vetveten, familjen, vetën e vet personale përmes edukimit dhe avancimit në të gjitha drejtimet, që të zhvillojnë shkathtësitë e veta, mos ta lëshojnë vendin e vet. Ne kemi pas periudha edhe më të vështira por nuk e kemi lëshu vendin tonë, prandaj mesazhi jo veç i imi por i gjithë udhëheqësve institucional do të ishte që të rrinë në vendin tonë dhe ta zhvillojmë vendin tonë sepse vetëm duke qëndruar këtu ne zhvillojnë vetveten, familjen dhe vendin”, përfundon ai.
Ndryshe, Ekrem Kastrati që vjen nga partia Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt fitoi garën e balotazhit për kryetar të Malishevës para dy viteve, kokë me kokë me Isni Kilajn e PDK-së. Katrati u zgjodh fitues i zgjedhjeve komunale në Malishevë me 53.19 për qind të votave./Arbresh.info/Kujtesë Berisha/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...