Profesori universitar, Ibrahim Gashi në një intervistë për portalin arbresh.info ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend ku ka komentuar punën 100 ditëshe të qeverisë Kurti.
Gashi mendon se në këtë 100 ditës, qeveria në detyra ka marrë disa vendime me nguti duke përmendur shkarkimet që i ka bërë në borde të ndërmarrjeve publike e që sipas Gashit nuk kanë respektuar sa procedurat ligjore.
“Ka pas një far ngutje me u marr me individë e me u marr me borde. Është dashtë së paku në atë punë në procedura të shkarkimit të njerëzve të i respektoj bazat ligjore”
Sipas tij, deklaratat e Kurtit kanë dëmtuar rëndë raportet Kosovë- Amerikë duke theksuar edhe mesazhet që Amerika i ka dhënë duke tërhequr investitorët e huaj.
“Kjo qeveri nuk ka tregu fleksibilitet as gatishmëri me ecë me tampon që e kanë kërkuar partnerët strategjitë tanë në radhë të parë ShBA-të që me ecë më shpejtësi drejtë dialogut përkundrazi I kanë ngrit do pengesa dhe kanë pas disa hezitime qe mund ti themi si kërkesa për pretagonizëm të akterëve kryesor politik në këtë procese të dialogut. Kryeministri ka dashtë me mënjanu krejtësisht presidentin nga dialogu ose mos me marr pjesë hiq”, tha Gashi.
Ai thotë se kryeministri ka thënë deklarata të pamatura që kanë mund të lexohen si mos gatishmëri e kryeministrit në një proces të dialogut si bashkë drejtuese të dialogut
Këto deklarata jo vetëm që i kanë lënë shije të keqe që miqtë ndërkombëtar por edhe kanë shkaktuar dëme, tha Gashi.
“Diplomacia amerikane funksionon perfektë, asnjë deklaratë e tyre nuk është personale e pa koordinuar. Dhe me dal kryeministri jonë me e vënë në pikëpyetje a është Grenelli përfaqësues i denjët i Amerikës nuk me ka pëlqyer se nuk mund të ndajmë politiken amerikane të Grenellit dhe politikën amerikanë të Shtëpisë së Bardhë”, u shpreh ai.
Gashi i përmend disa nga ndikimet negative që erdhën si pasojë e deklarimeve të pa matura të Kurtit.
“I kemi pa ndikimet negative kemi pas tërheqjen e investitorëve të huaj si Counter global që ka qenë investim mbi 1 miliard si dhe tërheqjen e fondeve të MCC ku janë mbi 150 milionë dollar. Këto mesazhe që i ka dërguar Amerika janë mese të mjaftueshme që tregojnë se i kemi dëmtuar marrëdhëniet me SHBA-të”, tha me tej Gashi.
Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë:
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/257063382396288/?__xts__[0]=68.ARA6aJxvxJMzE-qkyOm9CdKedzLGnwZWLj0mNzy_FdurSXSMtTXddaFtalg7-Toynx1Y3ftUWN4dIF23T-ahtDRwmvNUPvLvTNDTfq5_KdyQ2aozc6Ag6T__Knvq4yttFvogdsihNiYBAi-4vHw9r5bRCO32ZuFXU0NVO4kmtu0d6r3A1XVl6_OtI6TqJzclhBldkO2t91kaNiNjGnBFkBNyeY4124rQKMeWQzNb8KJ5O_m-exShYt2e0gZJyxcprbBMO3RhlUEsW7j–hG0c-nke-QKXSTEwIZifNRc16sNTct9r0sk8Y8vftxUEVMK2uIZHVgnzEzgBJA_t6jvxeMfvvMt_yYZXtA&__tn__=-R
Rama ndan pamje nga investimet për transformimin e infrastru...
Tensione mes Xuxit dhe Drilonit – si ndodhi e gjitha?
Kolona në pikat kufitare, pritje të gjata në Merdarë dhe te ...
Moti në Shqipëri, i qëndrueshëm
Rasti i Hotel Grandit/ Pacolli i reagon Haxhiut: Askush në k...
Zebërvoki eliminohet nga Big Brother VIP Albania 4