Forca e Sigurisë së Kosovës ka qenë e angazhuar gjatë kohës së pandemisë në Kosovë.
Në një intervistë për portalin arbresh.info, Gjeneral-lejtnant Rrahman Rama tregon për vështirësinë që kanë pasur pjesëtarët e FSK-së gjatë kohës se pandemisë.
Shtatë pjesëtarë të FSK-së kanë qenë të infektuar me virusin Covid-19, Rama tregon se gjendja e tyre tani është e mirë dhe se kanë dalë negativ në testin e dytë.
“Kemi pas 7 raste pozitiv me Coronavirus në Kosovë . gjendja e tyre është e mirë. Në testin e dytë kanë dalë negativ”.
Rama tregon se ka qenë e menaxhueshme situata e krijuar nga pandemia, por tregon ato çfarë kanë mësuar nga kjo.
“FSK ka qenë e përfshirë në disa aksione që janë ndërmarr gjatë kohës së pandemisë në Kosovë. Ndër to ka qenë edhe bartja e të riatdhesuarve nga aeroporti, FSK ka bart njerëz nga aeroporti deri te karantina”.
“Ne kemi çka të nxjerrim mësimet e mësuara. Ka qenë diçka e re për neve dhe gjithë botën.
“Ne kemi nivelin 2 të gatishmërisë. Kemi njësitë përkatëse dhe profesionale që kanë të bëjnë me këtë virus. Kemi rrit nivelin e masave. Kemi fillu jetën normale”.
“Kanë qenë një situatë e re kemi marr masa që në të ardhmen të jemi të gatshme të kryejmë obligimet tona. Nuk kemi pas ndonjë gjë të jashtëzakonshme dhe e papërballueshme për pjesëtarët e FSK-së”, tha Rama.
Në këtë intervistë Rrahman Rama flet edhe për gjendjen në të cilën ndodhet FKS aktualisht dhe për investimet e reja në aspektin e armatimit në FSK.
Intervista e plotë:
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...