Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (APK), Yll Buleshkaj, në një intervistë për Arbresh.info ka folur për korrupsionin gjatë vitit të kaluar në Kosovë, e po ashtu për deklarimin e pasurisë nga zyrtarët publikë.
Ai, tha se në vitin 2023 Kosova ka shënuar zhvillim pozitiv në lidhje me parandalimin e korrupsionit.
“Nuk mund t’i injorojmë statistikat pozitive që i ka pasur Kosova, në të gjitha ranglistat evropiane, globale, serioze, Kosova shënon progres në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit. Progresi nuk është i mjaftueshëm besoj, por sido që të jetë ka pasur progres e po shpresojmë që edhe këtë vit do të vazhdojë ai trend pozitiv”, potencoi Buleshkaj për Arbresh.info.
Tutje, ai tha se çdo herë e më shumë kanë pritshmëri që të punohet më shumë kundër korrupsionit dhe këto zhvillime pozitive të rriten edhe gjatë këtij viti.
“Ne jemi institucion për parandalimin e korrupsionit, ne synojmë që mandatin tonë ta zhvillojmë në përpikëri me ligjin, që të mos ketë shumë nevojë për ta luftuar pastaj korrupsionin. Ne kontribuojmë mjaftë shumë në transparencën, qoftë të zyrtarëve publikë, por edhe institucioneve publike në tërësi, që të zvogëlohet mundësia e korrupsionit”, u shpreh drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.
Mes tjerash, ai foli edhe për sinjalizuesit kryesorë të cilët e raportojnë korrupsionin. /Arbresh.info/ Rreze Sylhasi/
Intervista e plotë del këtu:
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj