Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, në një intervistë për Arbresh.info ka folur për punën në Kuvend dhe zhvillimet e fundit në vend.
Ai, tregoi numrin e projektligjeve të cilat këtë sesion vjeshtor të Kuvendit do të jenë në proces që nga sesioni i kaluar.
“Po hyjmë në vitin e katërt të mandatit qeverisës dhe vitin e katërt të kësaj legjislature. Natyrisht Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë në këtë sesion me projektligjet të cilat janë në procedurë tashmë nga sesioni vjeshtor, janë diku 45 projektligje që janë miratuar në lexim të parë nga Kuvendi i Kosovës në pjesën e fundit të vitit të kaluar, e që duhet të trajtohen nga komisionet dhe grupet punuese në këtë sesion dhe të miratohen përfundimisht nga Kuvendi i Kosovës”, u shpreh Rrustemi për Arbresh.info.
Tutje, ai tha se këtë vit synojnë të rrumbullakojnë punën e tyre në Qeveri, meqë është edhe viti i katërt i mandatit të Vetëvendosjes në pushtet.
“Do të vazhdojë puna në kuptimin e konsolidimit të sistemit ligjor, të miratimit të ligjeve, në përputhje natyrisht me programin qeverisës dhe me programin politik të Vetëvendosjes, në kuptimin e përmbushjes së zotimeve politike mbi të cilat jemi votuar me 14 shkurt të vitit 2021. Mendoj që duke qenë viti i fundit i mandatit, do të jetë një vit i rrumbullaksimit të reformave në sektorë të ndryshëm dhe kjo nënkupton që do të ketë punë mjaft intensive nga ana e Kuvendit të Kosovës”, deklaroi deputeti i VV-së.
Në anën tjetër, ai foli edhe për liberalizimin e vizave me ç’rast tha se meritat kryesore i ka Lëvizja Vetëvendosje, shkruan Arbresh.info.
“Liberalizimi i vizave para së gjithave është në dobi të qytetarëve të Kosovës, është meritë e tyre para së gjithash, është meritë e shtetit të Kosovës. Në fund të fundit nuk ka pse të kemi diskutime të tilla mbi meritat e një përfitimi për qytetarët e Kosovës dhe për shtetin e Kosovës. Sido që të jetë nuk mund të jemi aq të verbër për ta mohuar faktin që liberalizimi i vizave ka ndodhur në këtë mandat, në këtë qeveri dhe natyrisht ka qenë rrjedhojë e një angazhimi intensiv politik dhe diplomatik”, theksoi Rrustemi.
Deputeti i VV-së po ashtu potencoi se gjatë kohës së qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje, nuk ka pasur korrupsion në nivelin politik.
“Gjatë qeverisjes së Vetëvendosjes në kuptimin e karakterizimit të qeverisjes së Vetëvendosjes, kur bëhet fjalë për nivelin politik, ministra e zëvendës ministra, korrupsion në kohën e Vetëvendosjes nuk ka. Natyrisht mund të ketë korrupsion në nivele të caktuara administrative, e institucionale e nëpër komuna, nuk mund të themi se është zhdukur korrupsioni. Por, korrupsion në nivel të zyrtarëve publik të emëruar nga Vetëvendosja nuk ka”, tha ai.
Mes tjerash, Adnan Rrustemi i VV-së ka folur edhe për pritshmëritë që kanë për zgjedhjet e ardhshme, punën e opozitës e po ashtu bashkëpunimin me listën “GUXO”./Arbresh.info/ Rreze Sylhasi/
Intervistën e plotë mund ta ndiqni këtu:
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...