Humbja në zgjedhjet lokale nuk ishte një rezultat të cilin LVV-ja e kishte menduar, madje si rezultat i kësaj, kjo parti ka filluar me organizimin e zgjedhjeve të brendshme, shkruan arbresh.info.
Në një intervistë për arbresh.info, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, tha se së shpejti brenda kësaj partie do të organizohen zgjedhje të brendshme.
Abrashi po ashtu ritheksoi edhe rezultatin fundit të zgjedhjeve lokale të cilin tha se nuk e kishin pritur fare.
“Rezultati në zgjedhjet e fundit lokale nuk ishte një rezultat me të thanë të drejtën të cilën e kemi pritur si Lëvizje Vetëvendosje, mirëpo është një situatë ku ne do të mësojmë shumë që LVV-je, tashmë është duke bërë analizën e zgjedhjeve të kaluara dhe po besoj që kjo analizë do të reflektojë në një organizim tonin krejt tjetër, kur vije puna tek garat e ardhshme elektorale”, tha Abrashi, për arbresh.info.
Lëvizja Vetëvendosje, ka lidhur koalicione për bashkëqeverisje në disa komuna, ku në Gjilan e Podujevë edhe më PDK-në për të cilën më herët VV-ja kishte vendosur vija të kuqe.
Abrashi këto i ka arsyetuar me dallimet ndërmjet nivelit lokal dhe ati qendror.
Duhet ta kemi parasysh se konteksti lokal dallon prej atij qendror. Në komunat ku ka fituar LVV-ja, aty kemi një platformë politike, prej të cilës kemi marr mandat prej qytetari dhe kryetari i komunës për ta jetësuar atë platformë të ketë numra të nevojshëm nëpër asambletë komunale që ta përkthejnë në buxhet e prej buxhetit pastaj në projekte konkrete, dhe për hir të numrave janë bërë edhe koalicionet e paimagjinueshme, por kjo assesi nuk duhet të thotë që do të kemi reflektim në nivel qendror. LVV-je dallon thellësisht prej partive tjera politike kemi një koncept krejt tjetër, kemi një program krejt tjetër”, tha Abrashi.
Abrashi, ka folur edhe për zgjedhjet e brendshme në këtë parti, pas rezultatit të dobët në të arritur në zgjedhjet lokale.
Ai ka thënë se grupet punuese do të caktohen shumë shpejt për të filluar procesin zgjedhor.
“Po, natyrisht ne menjëherë pas përfundimit të procesit zgjedhor të zgjedhjeve lokale, LVV-ja vetëm ka marrë hapa me vendim të Këshillit të Përgjithshëm që është mbajtur krejt në fund të vitit që lamë pas. Tashmë të gjitha strukturat tona kanë pushuar dhe jemi organizuar në formë të grupeve punuese të cilat do të zgjedhën shumë shpejt që të organizojmë procesin zgjedhor që të mbajmë zgjedhje të brendshme demokratike ne secilën lagje, fshat kudo që shtrihet struktura jonë. Natyrisht këtu duke pasur parasysh mësimin që e kemi marrë nga zgjedhjet lokale, kështu që krejt ky organizim, ky proces të përfundoj me një ristrukturim të LVV-së përmasat e secilës do të jenë shumë më efektive”, deklaroi ai.
Abrashi po ashtu ka folur edhe për ligjet me prioritet të cilat Komisioni për Legjislacion dhe Qeveria Kurti 2 i ka e po ashtu edhe çështjen e dialogut. /S.D/ arbresh.info/
Shikoni intervistën e plotë:
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...