Deputetja shqiptare në Kroaci, Ermina Lekaj Përlaskaj, e zgjedhur rishtazi në mandatin e saj të tretë, në një intervistë ekskluzive për arbresh.info ka folur për komunitetin shqiptar atje, dhe sfidat për të cilat do t’i japë zgjidhje duke qenë zëri i tyre në Parlamentin e Kroacisë.
Përlaskaj thotë se aty është zëri i pesë komuniteteve, pakica të ashtuquajtura të ish-Jugosllavisë.
“Do të vazhdojë me punën e filluar gjatë mandatit të kaluar, sepse për disa projekte duhet më shumë kohë. Do të vazhdoj punën, avancimi i shqiptarëve, integrimi, shkollimi, mësimi në gjuhën shqipe në Fakultetin e Filozofisë, katedër e albanologjisë, projekte të reja për biznese dhe zejtarë shqiptarë në Kroaci përmes fondeve të Bashkimit Evropian. Është koha që këto drejta tona t’i kërkojmë”, është shprehur ajo për arbresh.info.
Ajo falënderon Kosovën dhe Shqipërinë për përkrahjen morale, duke bërë të ditur se ka iniciuar edhe Grupin e Miqësisë mes Parlamentit të Kosovës dhe Parlamentit të Kroacisë.
“Me Kroacinë na lidhë historikisht e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja.”
Ajo ka folur edhe për problemet me të cilat ballafaqohet komuniteti shqiptarë sa i përket mësimit të gjuhës shqipe.
“Në 17 shkolla fillore gjuha shqipe është lëndë zgjedhore në Kroaci, problem është stafi sepse nuk kemi pedagogë të shkolluar për këtë, por kemi njerëz vullnet të mirë që e bëjnë këtë punë me zell. Kam kërkuar nga ministritë e arsimit në Kosovë dhe Shqipëri të organizojnë trajnime për këta mësimdhënës. Problem tjetër është numri i vogël i nxënësve shqiptarë që ndjekin mësimin plotësues për mësimin e gjuhës shqipe”, shprehet Përlaskaj për arbresh.info.
Ajo bënë të ditur se edhe Kroacia ka rënie të ekonomisë, pasi 40 % të buxhetit e mbulon me turizmin dhe këtë vit nuk ka ndonjë fluks të madh të turistëve shkaku i situatës së krijuar me pandeminë COVID-19.
Ajo tregon se edhe në Kroaci gjobiten për mos përdorim të markave dhe mbledhitë me më shumë se 50 persona janë të ndaluara.
“Ekziston frika se mund të mbyllen kufijtë, por shpresojmë se deri me 17 korrik nuk do të ndodhë.”/Agnesa Çitaku/arbresh.info/
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...