Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka reagur pas intervistës së ish-presidentit, Hashim Thaçi nga Haga.
Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi tha se për liderët e mëdhenj, në luftë apo në paqe, atdheu është gjithmonë i pari, përcjell Arbresh.info.
Tutje, ai u shpreh krenar me Thaçin teksa shtoi se “Dielli do të lind përsëri, President”
“Sonte dëgjuam një intervistë emocionuese, e cila në çdo fjalë përmbante ëndrrat, mallin dhe dashurinë e pakusht për Kosovën. Krenar, sot e përgjithmonë me Presidentin Hashim Thaçi. Dielli do të lind përsëri, President”, tha Krasniqi.
Ndryshe, Hashim Thaçi ka dhënë një intervistë nga Haga, gati tre vite pas arrestimit të tij nga Dhomat e Specializuara.
Në këtë ibtervistë ai ka folur për politikën, familjen ashtu si dhe për kryeministri e Shqipërsë, Edi Rama./Arbresh.info
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty