Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli në një intervistë për agjencinë shtetërore spanjolle të lajmeve, EFE, ka folur për Kosovën si shtetin më të ri dhe puna që është bërë në 10 vite deri më tani.
Pacolli në këtë intervistë ka folur për miqtë e Kosovës të cilët e ndihmuan në vitet e vështira .
Ai ndër të tjera foli për përmirësimin e gjendjes ekonomike të vendit, për punësimin si dhe për çështje tjera të Kosovës, si dhe për mundësinë e që qytetarët e Kosoëvs nuk e kanë që të lëvizinë pa viza.
“Sipërmarrësit ose turistët e thjeshtë kosovarë ende nuk do të jenë në gjendje të vizitojnë vende si Spanja pasi është një nga pesë partnerët e komunitetit nuk e njeh Kosovës”, kishte thënë Pacolli.
Intervista e Ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli bëri jehonë të madhe në mediet latine-amerikane dhe ato evropiane. Ajo më pas u publikua edhe në Deutsche Ëelle, në versionin e saj në spanjisht, në Gazetën panameze, La Estrella de Panama, në RCNRadio të Kolumbisë, si dhe në portalin amerikan TV Magazine, në seksionin e lajmeve të korporatës Yahoo në spanjisht./Arbresh.info
https://www.efe.com/efe/espana/mundo/kosovo-reitera-que-su-situacion-no-es-comparable-a-la-de-cataluna/10001-3527499
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...