Google ADS

Intervenimi në veri ka qenë i domosdoshëm

08:57 | 28 Mars 2018
Arbresh.info

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Ramadan Qehaja, ka mirëpritur intervenimin e Policisë së Kosovë në veri të vendit.

Ai ka thënë se durimit i ka ardhur fundi dhe Kosova ka vepruar si shtet kur ka arrestuar shefin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i cili ka hyrë ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Qehaja ka deklaruar se Kosova duhet t’u kundërvihet destabilizimeve që po i bën Serbia dhe zyrtarët e saj.

Sipas tij, intervenimi në veri ka qenë sinjal i qartë për Beogradin zyrtar dhe për Vuçiqin se shteti i Kosovës më nuk do t’i durojë dhe do të marrë masa në përputhje të ligjit.

Qehaja ka folur edhe për largimin e Listës Serbe nga Qeveria e Kosovës, duke thënë se Kosova duhet të ecë përpara, e jo të qajë pse nuk do të kthehet më në Qeveri apo Kuvend.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme