Interpoli, tentativë e re me pengesa të njëjta

08:37 | 16 Shtator 2019
Arbresh.info

Ofensiva  e fuqishme e Serbisë dhe ndikimi i saj tek shtetet arabe mund të jetë përsëri pengesë për anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

Muaji nëntor pritet të jetë muaji kur pritet të mbahet asambleja e përgjithshme në të cilën shtetet e reja presin të marrin dritën e gjelbër për anëtarësim, por edhe këtë vit Kosova nuk do të duhej të aplikonte pasi që sipas njohësit të çështjeve të sigurisë, Avni Islami, ka gjasa që do të përsëritet historia e nëntorit të vitit 2018.

Në përgjigjen e dhënë për arbresh.info, Islami ka treguar se zgjedhjet nuk do të jenë pengës për anëtarësim, ndërsa tregon ngecjet në të cilat i ka Kosova e që sipas tij fajet nuk i ka vetëm një parti politike, por për këtë thotë se duhet të angazhohen të gjithë.

“ Çështja e anëtarësimit të Kosovës në Interpol nuk do të jenë pengës institucionet  Kosovës apo zgjedhjet problemi është se në rrafshin diplomatik dhe ofensiva e fuqishme e Serbisë dhe ndikim i saj në shtetet arabe dhe në disa shtetet të tjera mund të jenë pengës në anëtarësimin e Kosovës. Në këtë kohë pozita gjeoostrategjike dhe gjeopolitike në rrafshin ndërkombëtare pak na është dobësuar dhe besoj se Kosova për këtë vit nuk do të duhej të aplikonte pasi që do të mund të na përsëritej skenari i vitit të kaluara. Nuk është pse institucionet e Kosovës nuk kanë punuar apo pse i kemi zgjedhjet dhe s’ka kush na përfaqëson absolutisht jo por situata në të cilën gjendët Kosova në këto kohet e fundit është e dis-favorshëm për ne pra pa i rregulluar këto çështje ne nuk do të duhej të parashtronim kërkesën për anëtarësim”.

E njohësi tjetër Avni Mazreku thotë se zgjedhjet dhe mungesa e qeverisë nuk do të jetë problem për anëtarësim.

“Unë mendoj se situatat në Kosovë dhe procesi i anëtarësimit në Interpol nuk do të thotë se lidhet më zgjedhje. Politika e jashtme në një vend normal duhet të jetë çështje prioritete jo veç për një parti por për të gjithë. Pastaj kjo qeveri ka të drejta deri në ardhjen e qeverisë së re. Pastaj në politikat ndërkombëtare kem edhe faktor të tjerë dhe jo vetëm Qeverinë kemi Zyrën e Presidentit. Nuk besoj se zgjedhjet do të ndikojnë në këtë drejtim”.

Ndryshe kujtojmë se Kosova kishte tentuar për anëtarësim në Interpol më nëntorin e vitit 2018 tentim ky që kishte rezultuar negativisht.

Në atë botë vendi ynë në rrethin e parë të votimit, anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL e mbështetën 76 shtete, kundër saj ishin 56 shtete, kurse 22 abstenuan. Ndërkaq, në rrethin e dytë të votimit, Kosova mori 68 vota për, 51 kundër dhe 16 abstenime./V.selimi/Arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme