Deri para disa ditësh në faqen zyrtare të Interpolit në internet kanë figuruar dhjetëra kosovarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Por ka një kohë që lista është pastruar dhe në uebfaqe gjenden vetëm dy të kërkuar publikisht.
Dzemal Kapetanovic dhe Florim Hoxha janë dy të kërkuarit e vetëm që shfaqen nëse bëjmë “search” të “Under UNMIK- Kosovo (mandate), transmeton Indeksonline.
Lista mund të jetë e gjatë e kosovarëve të kërkuar nga Interpoli, mirëpo publikisht kërkohen vetëm Kapetanovic dhe Hoxha. Derisa i pari ka lindur në Çeki, Hoxha vjen nga Rahoveci.
Kosova nuk figuron ende si shtet në Interpol pasi kjo organizatë e sigurisë ndërkombëtare ende nuk e ka njohur atë si anëtare.
E derisa në vendin tonë të shpallur publikisht janë vetëm dy persona, në Shqipëri lista është shumë më e gjatë. Janë 160 shtetas të këtij vendi që po kërkohen publikisht prej vitesh nëpërmjet faqes së Interpolit.
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...