Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës ka vendosur ditë më parë që efektivëve t’u zgjatet orari me katër orë.
Ky vendim ka ardhur me qellim të ruajtës së rendit dhe qetësisë në vend, të paktën ky është shpjegimi që Zyra për informim e Policisë e kanë dhënë për Arbresh.info.
“Policia e Kosovës varësisht prej nevojave operacionale, me qellim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, me qellim të parandalimit të veprave penale dhe më qellim të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saja, angazhohen zyrtarët policor me orar 8 apo 12 orësh”.
Por këtë vendim të befasishëm e shohin njohësit e çështjeve të sigurisë.
Sipas Emrush Ujkani, ky vendim mund t’i ketë dy arsye.
E para sipas tij mund të jetë anëtarësimi i Kosovës në Interpol, por nuk hedh poshtë as mundësinë se gjendja në vend mund të eskalojë pas vendosjes së taksës për produktet serbe.
“Vendimi i tillë është ndoshta si një masë për sensibilizim se Kosova është e gatshme të jetë pjesë e Interpolit. Unë mendoj se situatat e tanishme me vendosjen e taksës së importit të produkteve nga Serbia dhe Bosnja, ka pas disa çështje përderisa ministri i i qeverisë së Kosovës dhe thotë se Lista Serbe kundërshton këtë fakt, pyetja shtohet se nga cili ekzekutiv është duke e përfaqësuar. Tensionet brenda Kosovës në këtë rast nuk i duhen Kosovës, sepse kemi përpara Interpolin dhe nëse ka të bëjë me tendencën për ta destabilizoi Kosovën ka të ndryshme, këto masa shihen si për t’i parandaluar”, tha Ujkani.
Ndërsa ndryshe këtë e sheh Avni Islami.
Për Arbresh.info, ai ka thënë se Policia e Kosovës nuk ka pasur ndonjë arsye për këtë vendim ndonëse shton se në fund të fundit është Këshilli i Sigurisë në Polici ai që vendos për këtë çështje.
“Zgjatja e orarit të punëtorëve të Policisë nga 8 në 12 orë sigurisht që është vlerësuar nga Këshilli i Sigurisë, për shkak të gjendjes së sigurisë në vend. Unë nuk shoh ndonjë arsye për zgjatjen e orarit për shkak se Policia e vendit e ka për detyrë që ta mbrojë rendin dhe sigurinë publike. Për ruajtje të sovranitetit në vend është e angazhuar KFOR me rezolutën 1244. Ky e ka mandat të ndërhyjë brenda territorit të Kosovës. Këta e kanë vlerësuar kështu dhe unë nuk mendoj se ka vend për panik për shkak se kur zgjatët orari ose ka të bëj me shqetësim ose me fatkeqësi natyrore e në këtë rast unë nuk besoj që ka pasur arsye për zgjatje të orarit”, tha tutje ai.
Sipas Islamit ka mundësi që ky vendim ka ardhur në kohën kur pritet që të merret vendimi për anëtarësim në Interpol, ndërsa la të nënkuptohet se si njollë e zezë për këtë vendim mund të jetë veriu i Kosovës.
“Si njollë e zezë mund të jetë veriu i Kosovës, por që për atë pjesë është i angazhuar KFOR dhe nuk është dashur që të ngritët gjendje emergjente në tërë Kosovën. Besoj se Policia e Kosovës pas 20 nëntorit do të jetë pjesë e organizatës më të madhe, Interpolit. Unë nuk shoh arsye që të zgjatët orari”, përfundoi Islami.
Ndryshe vendimi i papritur për zgjatje të orarit të Policisë, duke pasur për bazë dhe gjendjen në politikë, ka ngritur dyshime dhe shqetësim se mund të këtë ndonjë zhvillim të papritur./V.Selimi/Arbresh.info/
Tiranë, kongresi studentor: Papunësia dhe emigracioni janë p...
Granit Xhaka me Zvicrën kërkojnë revanshin sonte ndaj Serbis...
Zyrtari i Hamasit: Të gatshëm për një armëpushim në Gaza
Hovenier falënderon stafin e ambasadës për avancimin e partn...
Në pamundësi të jenë në Rumani, yjet “Dardan” dë...
IKD: Qeveria dhe Kuvendi të nisin me urgjencë zbatimin e Akt...