Që nga ankesa e bërë nga Policia e Kosovës e deri më sot kanë kaluar më shumë se një vit, por sot, 18 personat e fundit që kanë qenë në kërkim ndërkombëtar nga Serbia për krime lufte apo krime ndaj civilëve gjatë kohës së luftës në Kosovë, janë larguar nga kërkimi në INTERPOL.
Në mesin e këtyre 18 personave ka qenë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili në dhjetor të vitit të kaluar qe arrestuar në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, në Mulhouse të Francës.
Burime brenda Policisë së Kosovës i kanë thënë Gazetës Online Insajderi se sot është tërhequr nga lista e INTERPOL-it kryeministri Haradinaj.
Derisa ishte duke u zhvilluar takimi mes dy qeverive në Shqipëri, Ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj dhe drejtori i Policisë së Kosovës Shpend Manxhuni qëndruan në një vizitë në Lyon të Francës.
Edhe pse nuk dihet se çfarë u diskutua aty, menjëherë pas ardhjes së tyre në Kosovë, 18 personat që ishin në kërkim ndërkombëtar nga Serbia, u larguan nga lista.
Edhe disa muaj pas ndalimit të Haradinajt në Francë, Policia e Kosovës kishte kërkuar nga INTERPOL-i heqjen nga lista e të kërkuarve, për kosovarët që kishin urdhërarreste ndërkombëtare të lëshuara nga Serbia./Insajderi
Rusia mohon të jetë e përfshirë në dëmtimin e kabllove në De...
Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve mbajti taki...
Kosova në vazon e katërt në shortin e kualifikimeve për Kamp...
Hapet selia e re e Shoqatës Humanitare Bamirësie “Bereqeti”
“M’shurdhofsh”, reagimi epik i Xuxit ndaj Burimit
Aliu: Kemi eliminuar burokracinë, kemi reduktuar dokumentaci...