Google ADS

Interpelanca/ Hoti: Në marrëveshjen e 4 shtatorit nuk ka pasur kushtëzim për të pagjeturit

11:26 | 19 Nëntor 2020
V. S.

Në marrëveshjen e 4 shtatorit mes Kosovës dhe Serbisë është bërë trajtim i dëmshëm i temës së të pagjeturve ku është kushtëzuar me personat e zhvendosur.

Kështu ka thënë më të filluar fjalën personi që kërkoj interpelancë për Kryeministrin lidhur më këtë temë, deputetja e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci, raporton arbresh.info

Por një përgjigjej ndryshe kishte, Kryeministri Avdullah Hoti.

Hoti në fjalën e tij ka mohuar se në marrëveshje është termi kushtëzim.

“Askund nuk përdoret termi kushtëzim, këtë term nuk mund ta gjeni në marrëveshjen e 4 shtatorit në Uashington. Pika 12 e marrëveshjes specifikon saktë: Të dyja palët zotohen për të identifikuar personat e zhdukur. Nuk ka asnjë të keqe nga këto zotime dhe aty nuk ekziston fjala kushtëzim”, ka thënë Hoti.

Tutje shefi i ekzekutivit ka thënë se nëse do të ketë marrëveshje me Serbinë tema e të pagjeturve do të përfshihet në marrëveshje.

“Nëse do të ketë marrëveshje me Serbinë, pjesë e marrëveshjes do të jetë edhe çështja e të pagjeturve dhe të zhdukurve e cila do të ketë garancë ndërkombëtare”, u shpreh Hoti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme