Google ADS

Interpelanca e Haradinajt për Rikallon caktohet sonte

19:46 | 28 Shtator 2017
M. A.

Pas shefes së zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, e ka mbështetur atë në thirrjen që Kuvendi të ndërpresë pauzën.

“Kuvendi duhet t’i kthehet punës sa më shpejt për t’iu shërbyer qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Delawie në Twitter.

E Kuvendi, siç ndodh rrallëherë, do të mbledhë kryesinë për një mbledhje në orën 21, ku mes tjerash pritet të caktojë datën e vazhdimit për seancën e jashtëzakonshme dhe përgatitjet për seancën e re, ku do të vendoset në lidhje me interpelancën e kryeministrit Haradinaj, për akuzat publike ndaj ministrit Nenad Rikallo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme