Edhe pse numri i lexuesve ne Bibliotekat e Kosovës nuk doli të jetë edhe aq i mirë, në këtë panair të Librit u pa një atmosferë ndryshe.
Që nga hapja e tij, u pa një frekuentim i kënaqshëm i qytetarëve, shkruan arbresh.info
Kryetari i Shoqatës së Botuesve, Edon Zeneli, tha se që në hapje të këtij panairi është parë një interesim i madh nga ana e qytetarëve.
“Panairi do të jetë i hapur deri të dielën, është definitivisht ngjarja kryesore librore që ndodhë në Kosovë, është një ndër ngjarjet kulturore. Që në hapje kemi parë interesime të mëdha të njerëzve për të parë botime të reja, janë diku rreth 1500 deri 1700 tituj të rinj, që dalin nga harku kohor i vitit të kaluar deri më tani dhe prezantohen 5000 deri 7000 tituj që janë botuar viteve të fundit. Kjo për një treg të vogël sikur i yni definitivisht është një numër i kënaqshëm” tha ai
E në krahasim me vitet paraprake Zeneli thotë se çdo vit interesimi sa vjen e rritet.
“Edhe nga përgjigjet që kemi marrë në rrjetet sociale edhe nga interesimi i botuesve shohim si gjithmonë interesim të madh të njerëzve. Presim që trendi në rrije i lexuesve të vazhdoj dhe shpresojmë që do të jetë njëjtë dhe sivjet” tha Zeneli.
Ky panair i cili u hap pasditen e 5 qershorit, do të vazhdoj të jetë i hapur për vizitor deri më 9 qershor./Arbresh.info
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...