Korporata Energjetike e Kosovës ka zbatuar me përpikëri vendimin e qeverisë së Kosovës, ka rishikuar Planin e Veprimit të Zhvendosjes dhe vetëm pas aprovimit të tij nga MMPH-Qeveria e Kosovës, ka dorëzuar ofertat për kompensimin e pasurisë së paluajtshme.
Sipas KEK-ut, këto oferta janë duke u pritur mjaft mirë dhe interesimi i banorëve për nënshkrimin e kontratave është shumë i madh. Prandaj, duke pasparasysh këtë reflektim të banorëve dhe angazhimin maksimal të të gjithë akterëve e me theks të veçantë Qeverisë së vendit për ta përmbyllur këtë proces me sukses, KEK ka vazhduar afatin e nënshkrimit të kontratave edhe për pesë ditë.
“Duke qenë të bindur se ofertat sipas Kornizës së Politikave të Zhvendosjes (KPZH) janë shumë më të favorshme për banorët në raport me procedurat sipas ligjit të shpronësimit. KEK-u edhe një herë ju bënë thirrje banorëve të fshatrave Hade e Shipitullë për të nënshkruar sa më parë marrëveshjet për zhvendosje”, ka bërë të ditur KEK në një komunikatë për media.
Sipas KEK -përfundimisht, ky veprim mbi të gjitha duhet të shihet si obligim e interes nacional por edhe të pajtohen më të gjitha institucionet relevante dhe palët kryesore të interesit të cilat në vazhdimësi kanë bërë përpjekje që banorëve të dy këtyre fshatrave t’i ofrohen kushte me standardet më të larta ndërkombëtare për zhvendosje.
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli