Rastet pozitive me COVID-19 janë rritur dukshëm kohëve të fundit, por interesimi për imunizim me dozën e katërt ka rënë nga qytetarët.
Doza e katërt është e lejuar vetëm për personat mbi moshën 60 vjeç, por interesimi nga ta duket i vogël. Në total deri më tani janë vaksinuar vetëm 1,690 persona.
Se qytetarët po hezitojnë të marrin dozën e tretë dhe të katërt e thotë për arbresh.info edhe infektologu, Hamdi Ramadani.
Sipas tij, kjo është një çështje që duhet të hulumtohet edhe nga prizma mjekësore dhe psikologjike.
“Cila është arsyeja pse qytetarët nuk shkojnë me marrë vaksinën dozën e katërt, mendoj që kjo është një çështje që duhet të hulumtohet edhe nga prizma mjekësore dhe psikologjike. Unë mendoj se edhe nga situatat përreth siç janë çmimet e larta, papunësia e madhe pastaj konfliktet jashtë vendit pastaj bisedimet mes Kosovës e Serbi, të gjitha këto në një përqindje do ta ulë interesin e qytetarëve për vaksinë”, tha Ramadani.
Ramadani bëri të ditur se qytetarët po mendojnë që ka kaluar pandemia prandaj edhe nuk i marrin vaksinat.
“Një numër i madh i qytetarëve është se mendojnë se Covid-19 është tashmë një pandemi që ka kaluar ose po kalon edhe nuk e gjejnë arsyen e marrjes se vaksinës. Mbi 1400 qytetarë e kanë marrë dozën e katërt është tepër shqetësuese, sepse gjithmonë kemi thënë se protokollet mjekësore të bazuara në OBSH edhe autoritetet me të larta të vendeve më të zhvilluara në botë qoftë Gjermani apo Franca apo SHBA gjithmonë po shkojnë te doza e katërt e vaksinës”, deklaroi ai.
Vetëm dy doza të vaksinës anti-covid-19 nuk mjaftojnë sipas Ramadanit që të ndërtohet një imunitet i fortë.
“Medicina e ka vërtetuar se dy doza ose tri doza nuk mund të japin atë që ne e quajmë mbrojtje posvaksinale imunologjike e mjaftueshme që të ndërtohet imuniteti te ai qytetarë, me dy doza por edhe me tri nuk mjafton prandaj është shku me dozën e katërt”, bëri të ditur Ramadani.
Sipas Ramadanit, rritja e çmimeve, lufta në Ukrainë e bisedimet mes Kosovës e Serbisë e kanë larguar vëmendjen e qytetarëve nga vaksina prandaj edhe ka shumë pak të vaksinuar më dozën e katërt.
“Mendoj që tek ne në vendin tonë është një gjë që se situata që po na përcjell këto lëvizjet e mëdhaja tregtare, lëvizjet e çmimeve, konfliktet, bisedat që po ndodhin mes vendit tonë e vendit fqinjë, e kanë zbeh skajshmërish dhe qytetarët sikur i dëgjojnë më tepët këto të dhëna, këto karakteristika, se sa ekspertët e fushës së mjekësisë, ekspertët e fushës së shkencës dhe ekspertët e fushës së mjekëve specialist të cilët e kanë prodhuar vaksinën dhe e kanë dhanë udhëzime dhe sqarime të qarta, udhërrëfyes të veçanta që vaksina me dozën e 3 veçanërisht me dozën e 4 është mbrojtja më e mirë imunologjike për qytetarët dhe familjet e tyre”, potencoi Ramadani për arbresh.info.
Infektologu Ramadani mendon se institucionet shëndetësore duhet të bëjnë më shumë që të i sensibilizoj qytetarët përmes ligjëratave që ta marrin vaksinën sepse është arma e vetme në botë.
“institucionet shëndetësore kryesisht Instituti Kombëtar që është promotor për këtë duhet të bëjë gjithçka se nuk ka bërë mjaftë. Të i sensibilizoj qytetarët me anë të ligjëratave, promovimeve, seminareve, ekspertëve të fushës së mjekësisë, të infektologjisë, të epidemiologjisë bashkë me ekipet shëndetësore që e bëjnë vaksinimin që ata të jenë promotor dhe ata të e sqarojnë më mirë se vaksina është edhe e mirë edhe e drejt dhe është arma e vetme në botë dhe mendoj që do të jetë edhe në të ardhmen që vendi ynë të mund ta kalojnë pandeminë përndryshe po paraqiten të sëmurë më shifra të mëdha dhe me vdekshmëri”, deklaroi Ramadani.
Mos marrja e dozës së tret dhe katërt është gjëja më e keqe që po ndodh në vendin tonë thotë Ramadani edhe pse OBSH ka dhënë të dhëna të mjaftueshme që vaksina është efektive.
“Kjo është gjeja më e keqe që po na ndodh kur ne e kemi vaksinën në vendin tonë, ekzistojnë ekipet përkatëse mjekësore dhe me mjete të trajnuara dhe mbi të gjitha edhe OBSH edhe CBC por edhe organizatat që e miratojnë vaksinën siç është EVA dhe FDA-ja amerikane, janë organizata ndërkombëtare të cilat e miratojnë vaksinën anti-covid-19, dhe kanë dhënë të dhëna të mjaftueshme shkencore që është vaksinë efikase dhe e dobishme dhe nuk ka asnjë zgjedhje tjetër”, shtoi ai.
Që po prek çdo moshë virusi Covid-19 e thotë edhe Ramadani.
“Kemi plot raste në pediatri fëmijë të vegjël edhe gra shtatzëna të prekura sepse ky virus prek çdo grup moshë”.
Në fund, ai kërkoi nga institucionet e shtetit që të promovohet dhe të shpjegohet sa më shumë vaksina dhe të vetëdijesohen qytetarët.
“Instituti Kombëtar, Ministria e Shëndetësisë, autoritetet shëndetësorë në nivel vendi duhet të jenë sa më shumë me promovime me qartësime me shpjegime sepse ndryshe nuk ka si të vetëdijesohen qytetarët dhe në këtë mënyrë ne do të kishim krijuar një baze që quhet imunologjike atëherë vendi ynë shënon përparim të madh dhe nuk do të paraqiteshin të sëmur me infeksione me vdekshmëri”, tha në fund Ramadani.
Kujtojmë se me dozën e parë të vaksinës anti-covid-19 në Kosovë e kanë marrë mbi 900.000 qytetarë.
Me dozën e dytë mbi 800.000 qytetarë.
Më dozën e tretë janë vaksinuar mbi 100.000 qytetarë ndërsa me dozën e katërt mbi 1000 qytetarë. Ejona Hyseni/arbresh.info/
Zarf gri dhe eleminim, sonte pritet një ‘prime’ i zjarrtë në...
Kumbaro: Buxheti 2025 me rritje – 10,4 milionë vizitor...
Projektbuxheti 2025- Balluku: Financim Korridorit 8 dhe Blu,...
A të bën të lumtur paraja? Përgjigjen banorët
Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë Memorandumin e M...
Haradinaj: Të tjerët japin grante për familjarë, ne do të ul...