Zgjedhjet lokale po zhvillohen sipas planeve edhe në komunën e Vushtrrisë.
Menaxheri i Qendrës 27/01B, më saktësisht shkolla “Lutfi Musiqi”, në këtë komunë, Ibrahim Lahu ka thënë për arbresh.info se dalja e qytetarëve në këtë qendër është e mirë.
“Votimi është hapur në orën 7:00. Gjithsej janë 13 dhoma ku e 13’ta është me kusht. Duhet të votojnë 11.429 ndërsa deri në orën 11:30 kanë votuar 1497ose 13.10 për qind e qytetarëve me të drejtë vote”, ka thënë Lahu.
Sipas tij kjo është qendra më e madhe e votimit në komunën e Vushtrrisë.
“Është qendra më e madhe e votimit, kështu na kanë thënë. Edhe dalja e qytetarëve është e madhe. Në bazë të shënimeve nga herët tjera përafërsisht 1.5 % kanë dalë më shumë”, thotë Lahu.
/arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...