Më profesion është inxhinier i ndërtimtarisë, por duket që natyra tashmë e tërheq më shumë.
Është ky Faton Kastrati që bënë rrugë nga Gjilani për Novobërdë për një qellim.
Kosheret e bletëve janë arsyeja që ka bërë që Kastrati të bëjë këtë rrugë mes dy komunave tash e disa vite.
E pasioni për bletë ka bërë që ai nga 10 ta shtojë në 68 numrin e tyre.
“Tash më shumë se biznes mu ka ba pasion dhe dashni për bletët. Dalja në natyrë është relaks, kështu që jo me marr si biznes, por më shumë për të shiju natyrën”, shprehet Kastrati.
Duket që vlera që e ka mjalti në shëndet, konsumuesit po e kuptojnë edhe tash në kohë pandemie.
Fermeri Kastrati thotë se kërkesa për mjaltë në këtë periudhë ka qenë e madhe dhe nuk kanë mundur t’i përgjigjën të gjithave.
Ndonëse mbajtjen e bletëve nuk e quan biznes por pasion, Faton Kastrati është i zhgënjyer nga Qeveria.
“Qeveria ka ndarë mjete në kohë pandemie dhe pjesën e parë e kemi marrë. Pjesën e dytë ende nuk na i kanë qit dhe neve tash na duhet ato mjete, pasi tash duhet të punohet për mirëmbajtjen e bletëve. Unë kom kërku përgjigje nga Ministria e Bujqësisë, por përgjigje nuk ka pasur”, thotë Kastrati.
Pakënaqësitë nuk përfundojnë këtu.
Reklamat për ftesë që të rinjtë të hapin biznese të tyre në bujqësi duket se janë vetëm formale.
Kastrati rrëfen se si garantët që ndahen për zgjerim të biznesit bëhen më kritere të dyfishta.
“Problem tjetër është tek grantet që japin për zgjerimin e biznesit pasi ka kritere të dyfishta”, deklaron ai.
Faton Kastrati, pasionin e tij për bletët nuk do ta ndal me kaq.
Ai ka prioritet që në një të ardhme të afërt, këtë kulturë të veprimtarisë ta zgjeroi edhe më shumë duke punësuar edhe punëtor./V.Selimi/arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?