Kontaktet e para me kafshët i kishte qysh herët në fëmijëri.
Por, Hysni Rexhaj nga fshati Osek Hilë i komunës së Gjakovës nga mosha 4 vjeçe kishte shfaqur dashurinë për to.
Grumbullimin e tyre e kishte filluar tek pas luftës së fundit në Kosovë ku dhe i erdhi ideja e hapjes së një Kopshti Zoologjik që e quajti “Ujku Trump”.
Rreth dy mijë lloje të kafshëve dhe shpezëve që gjenden në Kopshtin “Ujku Trump” është ujku kafsha që e simbolizon këtë vend.
Në këtë kopsht që është hap për vizitorë një vit më parë, janë 5 ujqër ndër ta edhe njëri me emrin Ujku Trump.
Përpos ujqërve, vizitorët mund të shohin edhe kafshë tjera si strucët, drerët, papagajtë, shqiponjat, lepujt, macet, pallonjtë, gjarpërinjtë dhe një dhelpër.
“Kam mbajtur kafshë edhe paraluftës, por, ideja për me i mbledh kështu kafshët ka ardh mbas mbarimi të luftës. Kam filluar me pak kafshe e shpezë por sot kam në kopsht mbi 2000 kafshë”, tha mes tjerash Hysni Rexhaj.
Kafsha që ka sjell vizitorë më së shumti është ujku. Rexhaj tregon rreth veçantive të tyre.
Sipas pronarit, ky kopsht po vizitohet nga shumë vizitorë të huaj, por edhe vendorë.
Gjatë vizitës sonë, kopshtin e vizitoi një shtetase gjermane e cila kishte ardhur për vizitë në Kosovë.
“Kam ardh për vizitë në Kosovë. Kopshti këtu është shumë mirë”, tha ajo.
Të interesuar për të parë nga afër kafshët në këtë kopsht ishte edhe ky shtetas i Maqedonisë.
“Kam ardh nga Shkupi për të parë këtë vend”, tha ai.
Ëndrra e Hysni Rexhës është që këtë kopsht të improvizuar ta shndërrojë në një Kopsht Zoologjik me standarde të larta dhe për këtë atij i duhet ndihma e donatorëve dhe institucioneve.
Për të vizituar nga brenda këtë kopsht me kafshë e shpezë, vizitorët duhet të paguajnë një shumë simbolike prej 1 euro për të rritur dhe 0.50 cent për fëmijë./arbresh.info
Kurti viziton Rezidencën e Rugovës: Restaurimi po udhëhiqet ...
U ndalua për 48 orë polici që dyshohet se shkaktoi aksidenti...
Policia e Kosovës konfiskon armë dhe municione në Zveçan, li...
Burimi tregon forcën me Anisën në shpinë – banorët shkrihen ...
Balluku: Më 1 dhjetor paraqesim planin e uljes së çmimit të ...
Britani e Madhe/ 760,000 gra presin për një ekzaminim gjinek...