Koordinatori për veprat penale për narkotikë në Prokurorinë Themelore të Pejës, prokurori i shtetit Ardian Hajdaraj, ka mbajtur takim koordinues me Policinë e Kosovës, përkatësisht nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Njësitin e hetimin për trafikim me narkotikë dhe udhëheqësit e Burgut të Dubravës, lidhur me veprat penale të narkotikëve që ndodhin brenda hapësirave të kësaj qendre korrektuese.
Gjatë këtij takimi, është diskutuar për intensifikimin e veprimeve për parandalimin e trafikimit të narkotikëve brenda Qendrës Korrektuese të Burgut të Dubravës, ku gjatë diskutimeve u morën disa rekomandime të cilat do ndikojnë në parandalimin e kësaj dukurie.
Disa nga rekomandimet e nxjerra gjatë këtij takimi koordinues, kanë të bëjnë me shtimin e masave siguruese brenda burgut të Dubravës.
Gjithashtu, të pranishmit u pajtuan që këto rekomandime të realizohen në afatin optimal dhe njëkohësisht takimet e tilla të mbahen çdo tre muaj./arbresh.info
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...